BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Bota

Ndërron jetë në rrethana misterioze diplomatja e lartë (Emri)

Ndërron jetë në rrethana misterioze diplomatja e lartë

Ka ndërruar jetë në rrethana ende të panjohura një diplomate zvicerane në Teheran.

Ministria e jashtme e Zvicrës e konfirmoi vdekjen e punonjëses së ambasadës së saj në kryeqytetin Iranian, pa e identifikuar publikisht viktimën. Mediat mësuan megjithatë se bëhet fjalë për sekretaren e parë të misionit diplomatik, një post ky që bart dhe përgjegjësinë e raporteve me SHBA-në. Praktikisht, ajo ishte punonjësja e dytë më e lartë e ambasadës, sipas Reuters.

Agjensi të ndryshme lajmesh pohojnë se viktima ishte e moshës 51 apo 52 vjeç. Në deklaratën e ministrisë së jashtme zvicerane thuhej se ishin të shokuar nga kjo ngjarja tragjike dhe i përcillnin ngushëllimet e tyre më të thella familjes.

Shtypi Iranian shkruante se trupi i diplomats u gjet nga një kopshtar. Më herët një punonjës i ambasadës kishte shkuar ta kërkonte në banesë, por nuk e kishte gjetur. Zvicra ka përfaqësuar interesat diplomatike të SHBA në Iran që prej kohës kur dy vendet i ndërprenë relata mes tyre pas revolucionit islamik të vitit 1979.

Më të lexuarat