Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Ndihmë, më dhëmb barku!” Mjekët shokohen nga ajo që i gjejnë në stomak

Postuar: 12/09/2018 - 09:14

Një burrë i cili vuante nga dhimbja e vazhdueshme e stomakut, zbuloi se e gjitha i vinte nga një çakmak që e kishte gëlltitur padashje.
Ai shkoi në spital në gusht 2016 duke u ankuar për dhimbje të tmerrshme stomaku dhe vjellje, sipas një raporti mbi rastin, i cili u botua tani së fundmi.
 
Rasti i përket një burri amerikan 49-vjeçar dhe ka marrë vëmendjen e mjekësisë për shkak se është i rrallë.
 
Në spital, testet e tij të gjakut dhe urinës dolën normale, por një rreze X zbuloi një trup të huaj që ngjan me një çakmak të cigareve që shfaqej brenda stomakut.
 
Çakmaku ishte në një pozicion të përmbysur dhe rridhte lëngje si kimikatet toksike, të cilat kishin shkaktuar zhvillimin e një “ulçere gastrike”, e cila ishte 5 mm në diametër në pikën më të gjerë.
 
Raporti shpjegon:
 
Çakmakët e cigareve paraqesin një problem të veçantë, duke qenë se jo vetëm forma e tyre është penguese për trupin e njeriut, por rrjedhja e përmbajtjes së çakmakut mund të jetë katastrofike. Substancat e dëmshme që përmban lëngu i çakmakut përfshijnë benzenin, butanin, heksaminën, lacolenen, naftën dhe propanin.”
 
Raporti shpjegon se çakmaku u hoq me sukses nga endoskopia fleksible, duke përdorur një kurth politeometrik.
 
Burri pastaj mori mjekim për tetë javë dhe ulçera e tij u shërua brenda dy muajsh.
 
Nuk dihet se sa e zakonshme është gëlltitja e një objekti të tillë, por raporti thotë se ka vetëm dy raste të tjera që janë dokumentuar, të dyja ishin në vende të tjera dhe çuan në ngatërrim të zorrëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 17:38

 Dyndje turistësh për të parë Notre Damin pasi policia hoqi perimetrin e sigurisë, të vendosur pas zjarrit shkatërrues të javës së kaluar, duke lejuar kështu qasjen publike në zonën përreth dhe në një stacion met

Postuar: 22/04/2019 - 16:30

 Policia në Qipro po punon për të gjetur një vrasës të mundshëm serial.

Postuar: 22/04/2019 - 13:20

Një tjetër sulm terrorist ka ndodhur pak minuta më parë jashtë kishës St Anthony në Sri Lanka.

Postuar: 22/04/2019 - 11:21

Vetëm disa ditë para sulmeve shkatërruese, një nga fëmijët e Povlsenit, Alma, shpërndau në rrjete

Postuar: 22/04/2019 - 08:18

Numri i të vdekurve në Sri Lanka është rritur në 290 pasi një valë shpërthimesh goditën kishat

Postuar: 22/04/2019 - 08:11

Volodymyr Zelenskiy aktori i humorit është bërë tashmë president i Ukrainës.