BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Bota

Ndizen sërish tensionet me Turqinë, ministri i Jashtëm grek del me deklaratën e fortë: Bëri të kundërtën e asaj që kërkoi BE!

Ndizen sërish tensionet me Turqinë, ministri i Jashtëm grek del

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka “shënjestruar” Turqinë duke deklaruar se po bën të kundërtën e asaj që ka kërkuar Bashkimi Europian.

Në një telekonferencë në Këshillin e Punëve të Jashtëm të BE, Dendias u shpreh se mes dy vendeve nuk duket se ka vend për dialog pozitiv.

“Fatkeqësisht nuk duket se ka vend për një” dialog pozitiv me Turqinë. Bashkimi Evropian duhet të përgatisë dhe menjëherë të miratojë masat e duhura që do ta detyrojnë Turqinë të respektojë ligjin ndërkombëtar,” deklaroi Nikos Dendias.

Dendias vuri në dukje se Këshilli Europian i datave 1 dhe 2 Tetor, kishte vendosur të fillonte një “dialog pozitiv” me Turqinë, me kushtin “që Turqia të bënte përpjekje konstruktive për të ndaluar përgjithmonë veprimet e paligjshme kundër Greqisë dhe Qipros”.

Më të lexuarat