
A kishte marrëveshje me Rozeta Dobin për paratë? Avokati i Alda Klosit zbulon si qëndron e vërteta e 125 mijë eurove dhe deklarimeve të vëllait të ish-zyrtares

“Ku është Arben Ahmetaj?”/ Taulant Balla zbulon çfarë ka ndodhur me ish-ministrin

Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela Gugallja. Ja në çfarë vendi të botës është ndaluar

Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e PD, zbardhen me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Kujt i përkisnin paratë që u grabitën në banesën e Alda Klosit? Ja si përgjigjet avokati i ish-zyrtares

Tërbohet Berisha, zbulon SMS që Yuri Kim i dërgoi bashkëpunëtores së tij pas shpalljes “non grata”, fton militantët të “rrethojnë” Kuvendin dhe dërgon “kamikazë” te shtëpia e Ramës në Surrel

Pas vendimit të Gjykatës për Alda Klosin, reagon menjëherë avokati i saj: Ka pasur një debat të gjatë në këtë seancë. Ja versioni që ka dhënë Rozeta Dobi për herë të katërt

E fundosi pastruesja/ Gjykata merr vendimin për Alda Klosin që iu gjetën mbi 500 mijë euro cash në banesë

Ndizet alarmi në Moskë, shpërthime të fuqishme në aeroportet ruse, 3 të vdekur dhe 6 të plagosur

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Dhjetor 2022

Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhur dje në dy aeroporte ruse. Shpërthimi i parë ndodhi në aeroportin ushtarak rus të Ryazanit i cili ndodhet 200 km në juglindje të Moskës. Ky aeroport strehon qendrën e trajtimit për aviacionin me rreze të gjatë dhe avionët cisternë. Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në aeroportin Engels pranë Saratovit. Saratov është pika fillestare e bombarduesve strategjikë të përdorur për sulmet në Ukrainë. Në këtë aeroport forcat ukrainase me anë të një droni kanë dëmtuar dy bombardues strategjikë Tu-95. Qeveria ukrainase nuk e ka konfirmuar sulmin, fenomen ky që është vënë re dhe në raste të tjera të shpërthimeve misterioze në territorin rus. Pas shpërthimeve Guvernatori i Saratovit, Roman Busargin, komentoi situatën në Telegram dhe u bëri thirrje banorëve që të jenë të qetë pasi në lagjet e banuara të qytetit nuk është regjistruar asnjë incident: ‘Të dashur qytetarë, rrjetet sociale dhe mediat po përhapin informacione për një zhurmë të fortë dhe vetëtima që kanë ndodhur. Informacionet për incidentet në bazat ushtarake, kontrollohet nga agjencitë e zbatimit te ligjit”, shkroi ai. Shpërthimet ndodhen pasi imazhet satelitore të publikuar javën e kaluar tregonin bombarduesit në bazën ajrore Engels, duke u përgatitur për një sulm në Ukrainë. Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për arsyen e shpërthimit. Kujtojmë gjithashtu se pak javë më parë, të paktën nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në një shpërthim gazi që tronditi një ndërtesë apartamentesh pesë-katëshe në Rusi. Incidenti ndodhi në ishullin Sakhalin në lindje të Rusisë, në një zonë të quajtur Tymovskoye. Sipas autoriteteve lokale, një bombol gazi ka shpërthyer në një nga banesat, duke shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës.
Më të lexuarat


Ishte nën rrënojat e tërmetit më Turqi, ja fati i gruas së portierit të njohur. Zbardhen detajet e fundit

Parashikoi goditjen e fortë në Turqi me një saktësi të frikshme, shkencëtari paralajmëron tërmetin e radhës

Tërmeti tragjik me mijëra viktima, Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj

Emocionuese, të gjithë në lot! Kur je luftarak që në nisje të jetës/ Nxirret i gjallë pas 29 orësh nga rrënojat fëmija 2 muajsh (Pamjet që thyejnë rrjetin)

Video drithëruese që të thyejnë zemrën/ Pamjet e një vajze nën rrënoja, në duar mban një fëmijë të vogël: Pse nuk po vijnë, nuk mundem më! Bebja nuk po qan më

Tërmeti në Turqi mbetet dramatike/ Histori tragjike, një ekip volejbolli për femra i zhdukur nën rrënoja…

Tërmeti apokaliptik në Turqi dhe Siri/ Thellohet bilanci, numri i personave që kanë humbur jetën kap shifra alarmante

Tërmeti që tronditi tokën dhe jetën e miliona njerëzve në Turqi e Siri pritet të shkaktojë të tjera pasoja katastrofike, si po lëkundet karrigia e Erdoganit dhe lufta që do të shpërthejë në Lindjen e Mesme

Shpirtrat kanë pushtuar pyjet? Kush është vajza me sy të zinj që zhduket sapo e sheh (VIDEO)

“Tmerri” i Putinit merr pozicionin e rëndësishëm në Ukrainë, Moska është përpjekur ta vrasë mbi 10 herë, kush është gjenerali më i ri në historinë e vendit, i vetmi që parashikoi saktësisht sulmin rus
