BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Bota

Ndodh e pabesueshmja në autobus! Burri i tha ta vinte maskën siç duhej, pasagjeri e kafshon dy herë në gjoks

Ndodh e pabesueshmja në autobus! Burri i tha ta vinte maskën

Një burrë irlandez i cili jeton në Belgjikë thotë se është kafshuar nga një pasagjer në autobuz pasi i kërkoi të vendoste maskën siç duhej. Raportohet se gjatë zënkës, Robert Murphy, u kafshua dy herë në gjoks.

56-vjeçari i cili jeton në komunën Merksem të Antwerpit tha:

'Unë thjesht i kërkova të mbante maskën siç duhet duke mbuluar edhe hundën. Po përpiqesha ta bindja por ai m’u hodh sipër dhe më kafshoi në gjoks. Nuk mund ta besoja, ishte shumë i nevrikosur. E shtyva tutje por përsëri nuk më la të qetë. Gjatë gjithë kohës përpiqej të më kafshonte.'

Ai tha se burri hypi në autobuz dhe u ul përballë tij me maskën e vënë poshtë mjekrës. Murphy shtoi se situata u përshkallëzua pasi pasagjeri nuk pranoi të vendoste maskën siç duhet edhe pasi iu kërkua disa herë.