BREAKING NEWS

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep
x

Bota

Ndodh edhe kjo! Vdes qytetari, Policia e urdhëroi të bënte 300 ulje–ngritje si ndëshkim për thyerjen e rregullave anti-Covid. E dashura hedh akuza të rënda

Ndodh edhe kjo! Vdes qytetari, Policia e urdhëroi të bënte 300

Shkeli rregullat e anti-covidit pasi kishte dalë nga banesa për të blerë një shishe ujë, duke i kushtuar jetën një 28-vjeçari nga Filipinet.

Policia e detyroi të bënte 300 ushtrime nga policia si ndëshkim për shkeljen e rregullave anti- Covid-19 . Dyshohet se Darren Manaog Penaredondo u kap nga policia në 1 prill kur po dilte për të blerë ujë gjatë orarit policor në qytetin në Cavite, në Filipine.

Provinca Cavite aktualisht ka vendosur orë të rrepta policore për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit .Adrian Lucena, i afërmi i viktimës, tha në një postim në Facebook se policia ka detyruar viktimën dhe shokët e tij të bëjnë 100 ushtrime të vështira fizike të sinkronizuar. Si rrjedhojë duhej të përsërisnin ushtrimet nëse nuk ishin në sinkron .

Ata përfunduan duke bërë ushtrimet 300 herë. E dashura e Penaredondos tregoi për median lokale se i dashuri saj pas ndodhisë me policinë ndjehej shumë i lodhur, kishte vështirësi në ecje.

Disa orë më vonë filloi të kishte kriza dhe si pasojë humbi jetën. Ndërkohë, Marlo Solero, shefi i policisë së qytetit, tha se nuk ka ndëshkim fizik për shkelësit e karantinës.

Shefi i policisë tha se ata kanë fotografi për të provuar se viktima nuk ishte lënduar fizikisht, sipas CNN Philippines . Ai tha se hetimi tregoi se askush nga stafi në detyrë atë natë nuk urdhëroi shkelësit të ushtroheshin. “E lëshuam atë në gjendje të mirë fizike.”