BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Bota

Ndodh incidenti i PAPRITUR/ Qytetari i hedh miell në fytyrë politikanit të njohur (VIDEO)

Ndodh incidenti i PAPRITUR/ Qytetari i hedh miell në fytyrë

Një situatë e papritur ka ndodhur në Francë, ku Jean-Luc Mélenchon, që kandidon në zgjedhjet presidenciale, u mbulua me miell nga një qytetar gjatë protestave të organizuara në Paris

Ai po fliste para gazetarëve lidhur me marshin për liri që u mbajt nëpër qytetet franceze, kur një burrë iu afrua duke i hedhur miell në fytyrë.

Deri më tani lidhur me këtë incident nuk është arrestuar askush, e Melenchon ka theksuar se një gjë e tillë “duhet të ndalet”, duke aluduar në sulmet çdo herë e më të shpeshta mbi politikanët.

Kujtojmë që javën e kaluar presidentin francez, Emmanuel Macron, një djalë i ri e goditi me shuplakë, duke detyruar truprojat e tij të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.

Sulmuesi, i cili u arrestua menjëherë, është dënuar me katër muaj burgim, ndërsa vetë presidenti francez e ka cilësuar rastin si një “rast të izoluar”.