BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Bota

Ndodh për herë të parë në historinë e njerëzimit! VOA shkruan për lajmin e bujshëm dhe zbulon planet e NASA-s

Ndodh për herë të parë në historinë e

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës Amerikane (NASA) shpalli planet për të dërguar gruan e parë në hënë në vitin 2024.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha se plani prej 28 miliardë dollarësh synon të dërgojë përsëri njerëz në sipërfaqen e Hënës për herë të parë që nga viti 1972.

"Ne do të rikthehemi në Hënë për zbulime shkencore, përfitime ekonomike dhe frymëzim për një brez të ri eksploruesish," tha zoti Bridenstine në një deklaratë. "Ndërsa ndërtojmë atje një prani të qëndrueshme, ne gjithashtu po krijojmë kushtet për të hedhur hapat e parë njerëzorë në Planetin e Kuq", tha ai, duke iu referuar planetit Mars.

Misioni i NASA-s për dërgimin përsëri të njeriut në Hënë është pjesë e planit të saj të quajtur Artemis. Astronautët do të dërgohen me raketën e re të NASA-s, Space Launch System (SLS) dhe me anijen e hapësirës Orion.

Zoti Bridenstine u tha gazetarëve se "rreziqet politike" shpesh e kanë kërcënuar punën e NASA-s, veçanërisht para zgjedhjeve të rëndësishme siç janë këto të tanishmet. Nëse Kongresi miraton 3.2 miliardë dollarë për një financim fillestar deri në Krishtlindje "ne jemi brenda planit për një ulje në Hënë në vitin 2024", tha ai.

Njoftimi i NASA-s për të dërguar një grua në Hënë vjen në një kohë që Presidenti Donald Trump po përpiqet të joshë votueset femra në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ai ka deklaruar se do të emërojë një grua për të zëvendësuar anëtaren e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, që u nda nga jeta të premten.

Sondazhet tregojnë se Presidenti Trump është prapa rivalit demokrat midis votueseve femra me një diferencë të madhe, sidomos midis grave të bardha të zonave periferike.

Tre projekte janë në garë për ndërtimin e një moduli hënor që do të transportojë dy astronautë nga anija Orion.

Njëri është projektuar nga firma Blue Origin, e kreut ekzekutiv të kompanisë Amazon, Jeff Bezos në partneritet me firmat Draper, Lockheed Martin dhe Northrup Grumman. Projektet e tjera janë në zhvillim e sipër nga firmat SpaceX dhe Dynetics të zotit Elon Musk.

Pas një fluturimi pa pilot të anijes Artemis 1 rreth Hënës në vitin 2021 dhe një udhëtimi me njerëz të anijes Artemis II rreth Hënës në vitin 2023, anija Artemis III do të ulet në sipërfaqen e saj në vitin 2024 dhe do të qëndrojë atje një javë. Astronautët do ta kalojnë kohën duke mbledhur mostra dheu dhe shkëmbinjsh, duke kërkuar ujë dhe burime të tjera si dhe duke kryer eksperimente shkencore/ VOA

Më të lexuarat