Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nëna i kafshoi buzën që të pushonte së qari, 6-vjeçarja ndërron jetë

Postuar: 11/09/2018 - 19:44

Një vajzë e vogël ka ndërruar jetë si pasojë e një veprimi të përgjegjshëm të nënës së saj.
 
Kjo e fundit e kafshoi vajzën në buzë në mënyrë që të pushonte së qari, por përfundoi tragjikisht.
 
Vajza e vogël ishte me aftësi ndryshe, fakt ky që e bën edhe më tronditëse ngjarjen.
 
Në vitin 2015, Katja Spesivtseva, e cila në atë kohë ishte 6 vjeç, u sulmua nga e ëma Ludmila në qytetin Revda në rajonin perëndimor Sverdlovsk të Rusisë.
 
Katja, e cila vuante nga paraliza cerebrale, filloi të qante gjatë natës dhe zgjoi nënën e saj, e cila u tërbua.
 
Ludmila iu afrua krevatit të Katyas dhe sulmoi vajzën e saj. Fillimisht filloi ta rrihte, por ku ajo nuk po pushonte e kafshoi në buzë.
 
Katya kaloi disa ditë me dhimbje të forta, pa ilaçe, përpara se nëna e saj ta dërgonte në ambulancë.
 
Më pas u dërgua në spital dhe mjekët thanë se nëna kishte tentuar ta kafshonte dhe në hundë por nuk kishte arritur ta bënte.
 
Mjekët konstatuan edhe shumë plagë në trupin e vogëlushes.
 
Katya kaloi një vit duke marrë trajtime në spitale të ndryshme dhe mjekët thanë se po vuante nga sëmundje të shumta por nuk ishin zbuluar më parë për shkak të mungesës së përkujdesjes, por kafshimi i nënës së papërgjegjshme e përkeqësoi ndjeshëm shëndetin e saj.
 
Ajo u adoptua më pas nga Anna Makarova-Bespalova, nga qyteti turistik i Anapës në Detin e Zi.
 
Ndërsa e ëma u dënua me 4 vite burg dhe gjykata i privoi të drejtat e saj prindërore.
 
Sipas mediave lokale, Katya kaloi vitin e fundit të jetës me familjen Makarov-Bespalovs, që e rrethoi me kujdes e dashuri para se të vdiqtë papritmas vdiq nga ataku në zemër në moshën 9-vjeçare, ndërsa mjekët thanë se plagët në buzë ia vështirësuan jetën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2018 - 23:20

Një grua është dënuar me 6 muaj burg vetëm sepse ekspozoi tradhëtinë e shefit të saj. Baiq Nuril Maknun punonte si administratore e një shkolle në ishullin Lomkok në Indonezi.

Postuar: 16/11/2018 - 23:13

Zëvendëskryeministri bullgar, Valeri Simeonov, një nacionalist aleat i kryeministrit konservator,

Postuar: 16/11/2018 - 22:57

Vendi mesdhetar që pritet t’i zërë vendin Japonisë për jetëgjatësinë më të lartë në botë

Postuar: 16/11/2018 - 22:33

Një skenë tronditëse është filmuar në një McDonald’s në Luiziana.

Postuar: 16/11/2018 - 22:33

Këto imazhe mahnitëse janë marrë në momentin kur një vullkan shpërthen në një top të zjarrtë në

Postuar: 16/11/2018 - 20:23

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka rënë sot në detin Jon.

Postuar: 16/11/2018 - 20:21

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi tha sot se do të riemërohen një numër rrugësh që mbajnë