BREAKING NEWS

Primaret në PD, Julian Deda e zbulon: Ja arsyeja kryesore pse vendosa të futem në garë

Primaret në PD, Julian Deda e zbulon: Ja arsyeja kryesore pse vendosa
x
BREAKING NEWS

Kremlini merr vendimin drastik, ‘burgos’ brenda Rusisë bashkëpunëtorët e Putinit, zbardhet arsyeja e fortë

Kremlini merr vendimin drastik, ‘burgos’ brenda Rusisë
x
BREAKING NEWS

“Për herë të parë kemi një komunikim...”/ Gazetarja zbardh detaje nga takimi në Bruksel mes deputetëve të Shqipërisë dhe atyre të PE

“Për herë të parë kemi një komunikim...”/
x
BREAKING NEWS

“Dy plumba në gjoks, një në kokë”, del autopsia e gruas shtatzënë që u vra nga burri para maternitetit

“Dy plumba në gjoks, një në kokë”, del autopsia
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së dhe Ballkani Perëndimor, Vuçiç merr vendimin e fundit drastik: Askush në Tiranë!

Samiti i BE-së dhe Ballkani Perëndimor, Vuçiç merr
x
BREAKING NEWS

Samiti i 6 dhjetorit/ Berisha hedh akuza të rënda ndaj Ramës: Është përfaqësuesi më i zi i mafies shqiptare, do u tregojmë liderëve europianë se...

Samiti i 6 dhjetorit/ Berisha hedh akuza të rënda ndaj Ramës:
x
BREAKING NEWS

Rrëqeth dëshmitarja e viktimës 35-vjeçare: Doli nga spitali për të blerë bukë dhe...

Rrëqeth dëshmitarja e viktimës 35-vjeçare: Doli nga
x
BREAKING NEWS

Shkrimtari serb habit me deklaratën: Serbia nuk ka ku shkon, do ta njohë Kosovën, ja cilat janë qëllimet e qeverisë

Shkrimtari serb habit me deklaratën: Serbia nuk ka ku shkon, do ta
x

Bota

“Nëse konfirmohet kjo gjë, nuk është në interesin e askujt”/ Rrjedhjet misterioze nga gazsjellësi "Nord Stream" shfaqen në Detin Baltik

“Nëse konfirmohet kjo gjë, nuk është në interesin

Disa të çara në tubacionin e gazit natyror Nord Stream në pjesën e Detit Balltik dyshohet se janë akte sabotazhi.

“Rrjedhjet po hetohen. Ka njoftime fillestare se mund të jenë rezultat i ndonjë sulmi ose ndonjë lloj sabotazhi”, u tha të martën gazetarëve Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. “Por, nëse konfirmohet, kjo sigurisht që nuk është në interesin e askujt”.

“Nuk do të spekulloj mbi shkakun” e rrjedhjeve, u përgjigj Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kur u pyet për incidentin, duke shtuar se nuk kishte informacion nëse Shteteve të Bashkuara u është kërkuar nga zyrtarët evropianë që të ndihmojnë për të përcaktuar shkakun e çarjeve.

Tubacioni Nord Stream 1, me gjatësi prej 1,222 kilometrash, ka qenë deri rishtazi një burim kryesor furnizimi me gaz për Gjermaninë. Tubacioni Nord Stream 2, i cili është 1,234 kilometra i gjatë, ende nuk ka filluar funksionimin me baza komerciale.

"Kemi hartuar një raport dhe klasifikimi i krimit është sabotim madhor", tha policia kombëtare suedeze të martën, duke njoftuar një hetim paraprak për sabotimin e mundshëm të tubacionit Nord Stream 1.

"Ka tre rrjedhje, dhe për këtë arsye është e vështirë të imagjinohet se mund të jetë aksidentale", tha Kryeministrja daneze Mette Frederiksen të martën.

"E shohim qartë se ky është një akt sabotimi-një akt që ka të ngjarë të thotë një hap i mëtejshëm i përshkallëzimit të situatës në Ukrainë", tha Kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Frederkisen dhe Morawiecki folën në Gloeniow në Poloni në ceremoninë e hapjes së Baltic Pipe, pjesë e një plani polak për të reduktuar varësinë e saj energjetike nga Rusia. Linja do të lidhë Poloninë me fushat e gazit norvegjez përmes Danimarkës.

Vendet evropiane po përpiqen të identifikojnë shkakun e rrjedhjeve të pashpjegueshme në dy gazsjellës rusë që kalojnë nën Detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës.

Rusia, që e ka ndërtuar rrjetin e tubacioneve, tha se nuk mund të përjashtohet mundësia e sabotimit, por Komisioni Evropian tha të martën se është e parakohshme të spekulohet mbi shkakun.


"Natyrisht, çdo akt sabotimi në çdo infrastrukturë është diçka që ne do ta dënonim," tha Eric Mamer, zëdhënësi i shefit të Komisionit të BE-së në një konferencë për shtyp.

Autoriteti Detar i Suedisë lëshoi një paralajmërim për dy rrjedhje në gazsjellësin Nord Stream 1, pak pasi u zbulua një rrjedhje në Nord Stream 2 gjë që e bëri Danimarkën të kufizonte transportin në një rreze prej pesë miljesh detare.

Të dy gazjellësit kanë qenë në qendër të një luftë të përshkallëzuar energjetike midis kryeqyteteve evropiane dhe Moskës, e cila ka dëmtuar ekonomitë kryesore perëndimore, ka rritur çmimet e gazit dhe ka nxitur përpjekjet për gjetjen e burimeve alternative të energjisë.

"Ka disa shenja se mund të bëhet fjalë për dëmtim të qëllimshëm," tha një burim evropian i sigurisë, ndërsa shtoi se ishte ende herët për të nxjerrë përfundime. "Duhet të shtroni pyetjen se kush do të përfitonte nga kjo?"

Edhe Rusia tha se rrjedhja në rrjetin rus ishte shqetësuese dhe sabotimi ishte një shkak i mundshëm. "Asnjë alternativë nuk mund të përjashtohet në këtë moment," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Asnjë nga gazsjellësit nuk po dërgonte gaz në Evropë në kohën kur u zbuluan rrjedhjet, por incidentet fashisin plotësisht shpresën se Evropa mund të marrë gaz nëpërmjet Nord Stream 1 përpara dimrit.

"Dëmi që ndodhi në të njëjtën ditë në tre segmente të tubacioneve Nord Stream është i paprecedentë dhe tani për tani është e pamundur të vlerësohet se sa kohë duhet për të riparuar infrastrukturën e transportit të gazit, " tha operatori i rrjetit Nord Stream.

Megjithëse asnjë prej tubacioneve nuk po transportonte gas, ato përmbanin gaz nën presion.

Ministri i Energjisë i Danimarkës, Dan Jorgensen tha të hënën ishte zbuluar rrjedhje gazi në tubacionin Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Danimarkës.

Gazpromi, kompania e kontrolluar nga Kremlini me monopol mbi eksportet e gazit rus, nuk pranoi të komentojë.

Rusia pakësoi furnizimet me gaz në Evropë përpara se t’i pezullonte plotësisht ato, duke thënë se sanksionet perëndimore kishin shkaktuar vështirësi teknike. Politikanët evropianë thonë se ky ishte një pretekst për të ndaluar furnizimin me gaz.

Nord Stream 2 nuk u vu asnjëherë në punë. Gjermania e bllokoi projektin disa ditë para se Rusia të fillonte agresionin ndaj Ukrainës.

*Artikulli përmban materiale nga agjencia e lajmeve Reuters