
Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

27 Janar 2023

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

"Nëse nuk tërhiqet nga ishujt, do të...", Turqia kërcënon hapur Greqinë: Mund të vijmë papritur një natë

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Dhjetor 2022

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka kërcënuar sërish Greqinë mëngjesin e së martës, duke përdorur ndër të tjera shprehjen “kush mbjell erë, korr stuhi.”
Me rastin e konferencës për shtyp me homologun rumun në Ankara, Cavusoglu iu referua çështjes së stërvitjeve ushtarake në ishujt lindorë të Egjeut dhe tha se “mund të vijmë papritur një natë. Nuk do të heshtim përballë kërcënimeve”.
Ministri i Jashtëm pohoi se “ishujt që ka pajisur Greqia iu dhanë Turqisë nga traktatet e Lozanës dhe Parisit me një kusht. Greqia nuk mund t’i pajisë këto ishuj”.
Duke vazhduar me të njëjtin ton të përdredhur, Çavusoglu akuzoi Greqinë për “shkelje të drejtpërdrejtë të këtyre dy marrëveshjeve. Greqia nuk dëshiron paqe. Ajo shkel marrëveshjet e paqes. Ne dërguam argumentet tona ligjore. Ne pamë përgjigjet e tyre, përgjigje që janë thjesht demagogjike politikisht”.
Duke shkuar një hap më tej, ai nisi kërcënimet duke thënë se “nëse Greqia nuk tërhiqet nga kjo shkelje, duhet të diskutohet çështja e sovranitetit të këtyre ishujve. Nuk mund të heshtim për këtë çështje. Ose Greqia do të bëjë një hap prapa ose ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Prandaj presidenti ynë tha shprehjen “mund të vijmë papritur një natë”. Nuk mund të vuajmë në heshtje. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”.
“Greqia të mos harrojë se kush mbjell erë, korr stuhi. Nëse nuk doni paqe, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, papritmas një natë”, përfundoi Mevlut Çavusoglu në referencën e tij provokuese për Greqinë.
Më të lexuarat


Serbia kërkon ndihmën e Erdogan: Turqia të përdorë ndikimin e saj në Prishtinë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO

Donin të bënin grusht shteti në Gjermani, të gjithë u tronditën kur morën vesh se kush ishte “kryetari” i operacionit

“Le të kalbet në ferr”/ Donald Trump shpërthen ndaj ish-zyrtarit McGonigal: Ky që më akuzonte mua

Pesë policë në telashe, zbulohet për çfarë janë akuzuar (Detaje)

Kurorëzimi i Mbretit Charles III, zbardhet vendimi drastik për Harry-n dhe Meghan, edhe Princi Andrew 'i prekur'

Grevat e punëtorëve “paralizojnë” aeroportin e Berlinit, protestohet edhe në Francë dhe Itali

E rëndë/ Gruaja shtatzënë dënohet me vdekje, zbulohet shkaku

Kush ishte shënjestra? Rusia përdor raketa hipersonike për të sulmuar Ukrainën

Pritjes i erdhi fundi! Gati goditja e fortë për Rusinë, zbardhet me shpejtësi se çfarë do ndodhë javët e ardhshme
