
Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

“Nga dronët tek automjetet e blinduara”, tregtia e armëve lulëzon në heshtje teksa Evropa Lindore armatos Ukrainën

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Nëntor 2022

Industria e armëve në Evropën Lindore po prodhon armë, predha artilerie dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë, ndërsa qeveritë në rajon udhëheqin përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Lufta në Ukrainë ka ndikuar kryesisht për të keq në ekonominë e Evropës. Por, një sektor po lulëzon në heshtje.
Prodhuesit e armëve në Evropën Lindore po prodhojnë armë dhe municione me një ritëm të paparë që nga Lufta e Ftohtë.
Shumë qeveri në rajon ndonëse të kujdesshme ndaj udhëheqësit të tyre të vjetër sovjetik, Rusisë, janë të etur për të ndihmuar Kievin që t’iu rezistojë forcave ruse.
Kompanitë e armëve po shfrytëzojnë mundësinë që iu është ofruar nga lufta.
Firma shtetërore polake “PGZ” prodhon gjithçka, nga dronët tek automjetet e blinduara.
Shefi i saj, Sebastian Chwalek thotë se pothuajse janë dyfishuar planet e tij të investimeve gjatë dekadës së ardhshme:
“Ne jemi duke u zhvilluar, duke zgjeruar aftësitë tona. Ne po përgatitemi për dërgesa të shtuara jo vetëm në tregun polak, dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Kemi shumë diskutime me klientë potencialë nga vendet e treta që dëshirojnë të pajisin ushtritë e tyre me armatime polake”, tha zoti Chwalek.
“PGZ-ja” thotë se ka dorëzuar të gjitha llojet e pajisjeve në Ukrainë, duke përfshirë mortaja, armë të vogla dhe municione.
Ajo pret që të ardhurat e vitit 2022 të tejkalojnë objektivin e paraluftës prej gati 1.5 miliardë dollarësh.
Një histori e ngjashme po ndodh edhe në Republikën Çeke.
Vendi ka furnizuar Ukrainën me armë në vlerë prej 2.1 miliardë dollarëve ndërsa eksportet e armëve janë duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1989.
Kështu thotë zëvendësministri i Mbrojtjes, Tomas Kopecny.
“Për industrinë çeke të mbrojtjes, konflikti në Ukrainë dhe ndihma që industria u ofron forcave të tyre, është qartësisht një shtysë që nuk e kemi parë në 30 vitet e fundit. Nuk është vetëm se ky vit do të jetë një rekord absolut në eksportin e materialit ushtarak, por ka të bëjë edhe me cilësinë”, tha ministri Kopecny.
Industria e armëve në Evropën Lindore lulëzoi fillimisht nën komunizëm, duke prodhuar armë për bllokun sovjetik.
Lufta në Ukrainë ka bërë që këto fabrika të rrisin punën sërish, por kësaj radhe jo më në shërbim të Kremlinit./VOA
Më të lexuarat


Lufta në Ukrainë mund të marrë fund për 3 muaj, Putin dërgon mijëra ushtarë në front, një tjetër qytet rrezikon të bëhet "thertore" e re, ja pse presidenti rus kërkon që gjithçka të mbyllet para marsit

Angela Merkel “i jep duart” përgjithmonë Olaf Scholz, lëvizja e fundit e ish-kancelares trondit gjermanët, ja pse qeveria e vendit më të fuqishëm të Evropës është në krizë si kurrë më parë

Pas kërcënimeve të Hamasit për pengjet, Izraeli bombardon jugun e Gazës

Argjentina “zhytet” në varfëri, masat drastike të presidentit kritikohen ashpër, ja çfarë pritet të bëjë Milei

Përplasje e fortë Moskë-Berlin, ja “gafa” e ambasadorit gjerman që tërboi rusët, reagon ashpër Maria Zakharova

Telefonata Netanyahu-Putin, kryeministri izraelit del hapur kundër presidentit rus, ja pse janë tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve

Lufta mes Hamasit dhe Izraelit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së njofton mbledhjen urgjente

Ish-ambasadori amerikan bën thirjen e fortë: Netanyahu rrezik për Izraelin, të japë dorëheqjen

Antony Blinken: Izraeli duhet të mbrojë urgjentisht civilët

Konflikti Izrael-Hamas, OBSH bën paralajmërimin e fortë: Situata katastrofike shëndetësore në Gazë, thuajse e pamundur të përmirësohet
