BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x
BREAKING NEWS

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, ja dëmi që kanë shkaktuar hakerat në sistem

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas deklaratën e fortë: Ngjarje kriminale të rastësishme i kanë ‘zbardhur fytyrën policisë’

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala flet me emra: Kush është personazhi i njohur i botës së krimit që mori gjobën 500 mijë euroshe

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala
x

Bota

Nga projektet e klimës tek ndihmat sociale/ Presidenti Joe Biden takim urgjent me dy senatorët për t’i dhënë formën përfundimtare ... Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Nga projektet e klimës tek ndihmat sociale/ Presidenti Joe Biden takim

Presidenti amerikan Joe Biden po takohet në Dellauer të dielën me dy senatorë demokratë në një përpjekje për t’i dhënë formën përfundimtare një pakete që përfshin shpenzime në fushën sociale, si dhe për projekte mbi klimën, përpara se ajo të paraqitet të hënën në Kongres.

Zoti Biden po takohet me udhëheqësin demokrat të Senatit Chuck Schumer, si dhe senatorin Joe Manchin, një nga dy ligjvënësit kryesorë që ka bërë thirrje për reduktim drastik të planin origjinal të presidentit prej 3.5 trilionë dollarësh, ku propozohet zgjerimi më i madh i përfitimeve që kanë marrë familjet amerikane në pesë dekada.

Në kushtet kur Senati prej 100 anëtarësh është i ndarë në mënyrë të barabartë mes republikanëve dhe demokratëve, votat e senatorit Manchin dhe senatores Kyrsten Sinema, dy anëtarët më të moderuar të grupit demokrat, shihen si çelësi për miratimin e ligjit, që do të kërkonte gjithashtu edhe votën e Nënpresidentes Kamala Harris, në rast të një votimi 50 me 50. Aktualisht, asnjë republikan nuk e mbështet ligjin.

Presidenti Biden shpreson të arrijë marrëveshje këtë javë duke pranuar që ta reduktojë faturën e tij në rreth 2 trilionë dollarë ose më pak.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha për rrjetin televiziv CNN se deri tani është rënë dakord për 90% të paketës dhe se ajo po plotësohet me detajet përfundimtare para se të paraqitet të hënën.

Jemi pothuajse në fund“, tha ajo.

Zonja Pelosi tha se pavarësisht nga gjasat që paketa e shpenzimeve të jetë më e vogël krahasuar me atë që propozoi zoti Biden fillimisht, ajo do të jetë gjithsesi “më e madhe se gjithçka që kemi bërë ndonjëherë për të ndihmuar familjet amerikane”, siç tha ajo.

Zonja Pelosi tha gjithashtu se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë më vonë këtë javë edhe për një ligj mbi infrastrukturën prej një trilion dollarësh, i cili gëzon mbështetje dypalëshe dhe që është miratuar tashmë nga Senati.

Ligji mbi infrastrukturën u mbështet nga 19 republikanë në Senat dhe mori votat e të 50 senatorëve demokratë, por ligjvënësit demokratë progresistë e bllokuan miratimin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve, derisa të arrihet një marrëveshje mbi paketën e shpenzimeve sociale./ Marrë nga VOA