Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ngjala elektrike prodhon voltazhin më të lartë në botën e kafshëve

Postuar: 10/09/2019 - 22:12

Lumenjtë e Amerikës Jugore strehojnë të paktën tre specie të ngjalës elektrike, duke përfshirë dhe një specie të sapo-identifikuar, e cila lëshon shkarkimin më të madh elektrik se çdo kafshë e njohur, sipas një analize të fundit të 107 peshqve të mbledhur në Brazil, Guianën franceze, Guajana e Suriname.

Shkencëtarët kanë njohur prej 250 vjetësh ngjalat elektrike, të cilat me shkarkimin e tyre paralizojnë gjahun, që jetojnë kryesisht në basenin e Amazonës. Ato janë të shpërndara në këneta, përrenj e lumenj të rajoni dhe besohej se i përkisnin një specieje të vetme.

Por me analizat moderne gjenetike e ekologjike, studiuesit e  muzeumit të historisë natyrore Smithsonian kanë zbuluar se ato i përkasin të paktën tre specieve që kanë evoluar nga një pararendës i përbashkët milion a vjet më parë.

Studiuesi C. David de Santana, tha: "Këta peshq mund të arrijnë deri në 2.5 metra dhe nuk janë shumë të dallueshme. Kjo ndodh kur mund të zbulosh një peshk 2.5 metra të gjatë vetëm pas rreth 250 vjet eksplorimi në rajon”.

Në Amerikën jugore jetojnë rreth 250 specie peshku që gjenerojnë energji elektrike, edhe pse ngjalat elektrike janë të vetmet që e përdorin këtë për gjueti dhe vetëmbrojtje. Ashtu si specie të tjera peshqish elektrikë ato mund të orientohen dhe të komunikojnë me elektricitetin që prodhojnë.

Ngjalat elektrike frymëzuan krijimin e baterisë së parë në 1799, kur studiuesit mësuan se energjia mund të përdorej për më shumë se shtangien e një kafshe në gjueti.
Andi Lamko
(Sciencedaily)

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 21:51

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Urusla von del Leyen, e mbrojti sot vendimin e saj për të emëruar mes anëtarëve të rinj të KE një zyrtar përgjegjës për, siç thuhet, Mbrojtjen e Mënyrës Evropiane të Jet

Postuar: 16/09/2019 - 21:44

Tre persona vdiqën dhe të paktën 222 të tjerë janë infektuar në epideminë më të madhe të lister

Postuar: 16/09/2019 - 20:09

Një vajzë 10-vjeçare nga Texas ka vdekur dje në spital dy javë pasi kontaktoi amebën e rrallë t

Postuar: 16/09/2019 - 19:52

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un invited ka ftuar presidentin amerikan Donald Trump të vi

Postuar: 16/09/2019 - 19:43

Falë shpërndarjes ndërkombëtare dhe shikueshmërisë në mbarë botën, Turqia renditet vendi i dytë

Postuar: 16/09/2019 - 19:04

Ushtria ruse nisi të hënën ushtrimet vjetore strategjike.
 

Postuar: 16/09/2019 - 18:44

Një video shokuese është publikuar së fundmi nga Daily Mail, ku shfaqet një arab saudit duke film