BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Bota

Ngjarja tragjike! Studenti i juridikut ndërron jetë në vend teksa luante ‘ruleta ruse’ me miqtë (FOTOT)

Ngjarja tragjike! Studenti i juridikut ndërron jetë në vend teksa

Një 20-vjeçar ka qëlluar vetën për vdekje në kokë gjatë një loje të “Ruletës Ruse” me një armë të mbushur, teksa po pinte me miqtë e tij në Brazil.

Cades Emanuel Pimenta Santos Norte mori në dorë revolverin kalibër 38, dhe nisi lojën vrasëse me mikun në tavolinë, në shtëpinë e tij në rajonin e Janaúba.

Me radhë ata vendosnin në kokë grykën e armës që kishte vetëm një plumb.

Loja përfundoi tragjikisht kur Norte qëlloi veten në kokë dhe vdiq në moment, tha policia ushtarake e Brazilit për ngjarjen.

Miku i tij, i cili nuk është emëruar, i tha policisë se Norte e kishte thirrur në shtëpi për të dëgjuar muzikë dhe per te pirë pije alkoolike.

Djali tjetër, edhe ai në të 20-at, tha se kishte pranuar dhe shkoi në shtëpinë e tij, ku kishte gjetur Norte me pistoletën në dorë.

Ai kishte sugjeruar të luanin ruletën ruse me pistoletën me mulli, që kishte vetëm një plumb.

Ai shtoi se kishte marrë dy herë pistoletën nga Norte para se studenti të qëllonte veten në kokë.

Policia tha se ende nuk e dinë kujt i përkiste arma dhe nuk ishte e qartë nëse do të hetonin më tej incidentin.

Ruleta ruse është një lojë vrasëse që ka shkaktuar viktima, kryesisht adoleshentë edhe në të kaluarën.

Në 2015, adoleshentja braziliane Ana Julia Lima Clemente vdiq pasi qëlloi veten në kokë me pistoletën e xhaxhait gjatë një loje të ruletës ruse.

15 vjecarja Clemente, 15, mori pistoletën me mulli, kalibër .38 dhe nisi të tallej me një shoqe në shtëpinë e saj. Ajo kishte tërhequr këmbëzën dy herë me pistoletën në kokë dhe asgjë nuk kishte ndodhur në shtëpinë e saj në shtetin jugor të Santa Catarina.

Por kur e bëri herën e tretë, u vra në çast.

Një vit më vonë Austin Barcarcel, adoleshent nga Virginia, SHBA, u vetëqëllua për vdekje gjatë një loje të ngjashme në festën e ditëlindjes së tij të 18-të.

Ngjarja tragjike! Studenti i juridikut ndërron jetë në vend teksa

Ngjarja tragjike! Studenti i juridikut ndërron jetë në vend teksa