BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Bota

Ngjarje e rëndë! Vetëm pak ditë pasi u fejuan, 23-vjeçarja qëllohet për vdekje nga partneri i saj

Ngjarje e rëndë! Vetëm pak ditë pasi u fejuan,

Një studente për doktoreshë është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj xheloz, disa javë pasi ai i kishte propozuar gjatë pushimeve romantike.

23-vjeçarja Ana Fantaziu, u qëllua për vdekje në shtëpinë e familjes kur i fejuari nisi të konfliktohej me prindërit e saj dhe nxori armën.

28-vjeçari Roman Vlas?, kishte ardhur për të takuar vjehrrit e tij në Moldavi në 12 shtator, por vizita përfundoi me vrasjen e të fejuarës, para se ai të kthente armën nga vetja.

Babai i vajzës së re tha se kishte pasur një debat mes familjes dhe Vlas?, i cili përshkruhej si “xheloz” nga miqtë e tij.

Babai i Ana kishte dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmë kur dhëndri i tyre i ardhshëm po i kërcënonte me armë. Por më pas dëgjoi dy të shtëna.

Policia gjeti më pas trupat e studentes së infermierisë dhe të të fejuarit të saj në shtëpinë familjare në fshatin moldav të Fundul Galbenei.

Çifti njiheshin prej dy vjetësh para se të fejoheshin.

Një mike i tyre tha: “Ata kishin pasur një marrëdhënie të bukur. Kishin qenë kohët e fundit për pushime në Rumani dhe aty i kishte propozuar për martesë.

“Në martesën time ajo kishte pritur buqetën e luleve.”

Ndërsa infermierja Maria Buzu, shtonte: “Ata kishin një marrëdhënie të bukur por ai ishte shumë xheloz. Ne e kishim diskutuar këtë. Ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, donte të bëhej doktoreshë, e donte shumë punën e saj”.

Policia konfirmoi detajet dhe thotë se po heton për tragjedinë.