BREAKING NEWS

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/ Klodiana Lala zbulon lëvizjet e fundit të Vangjush Dakos pak para arrestimit nga SPAK

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi: Grupimi paramilitar po hedh në erë PD-në

Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi:
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia
x
BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x
BREAKING NEWS

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u
x

Bota

Ngjarje horror/ 76-vjeçari “mumifikoi” trupin e nënës së tij dhe e mbajti në një divan para televizorit për 13 vjet, arsyeja...

Ngjarje horror/ 76-vjeçari “mumifikoi” trupin e

Një ngjarje horror ka ndodhur në Poloni, ku një 76 vjeçar e mori kufomën e nënës së tij dhe e vendosi para televizorit në divan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël Radlin në Poloninë jugperëndimore, ku 76 vjeçari “mumifikoi” trupin e nënës së tij dhe e vendosi në një divan para televizorit.

Ngjarja është zbuluar nga kunati i 76-vjeçarit, pas një vizite në shtëpinë e këtij të fundit ku ka parë dhe trupin e mumifikuar në divan. Ai vendosi që të thërriste një ambulancë, mjekët që ishin në mjet gjetën trupin e mumifikuar të shtrirë në një divan mbi një grumbull gazetash që datojnë që nga viti 2009.

Marian L. dyshohet se ka qëndruar më shumë se një dekadë ulur pranë kufomës së mumifikuar të nënës së tij, madje duke u përpjekur ta ushqente atë ndërsa shikonin TV “së bashku”.

Ndërkohë fqinjët janë shprehur se nuk e njohin shumë 76 vjeçarin pasi ishte një person që qëndronte vetëm dhe shmangte kontaktet me njerëzit. Mediat e huaja shkruajnë se ato e quanin “vampir”, pasi nuk i dinin as emrin.

Ndërkohë para se të arrestohet 76 vjeçari ka kërkuar që ti japë lamtumirën nënës së tij, e cila ka humbur jetën në janar të 2012. Sipas mediave vendase dyshohet se ai e ka zhvarrosur trupin e saj menjëherë pas mbylljes së ceremonisë mortore.