BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Bota

Ngordhin mijëra peshq në liqen, peshkatarët japin alarmin

Ngordhin mijëra peshq në liqen, peshkatarët japin alarmin

Mijëra peshq dhe gaforre janë gjetur të ngordhura në bregun e liqenit Kuçekkcekmece të Stambollit.

Mediat vendase shkruajnë se kjo masakër "e panjohur" ka ngjallur frikën midis vendasve rreth rreziqeve të mundshme mjedisore në vend.

Ky numër i madh i peshqve dhe i gaforreve të ngordhura, ngriti reagimin e banorëve, të cilët njoftuan autoritetet e vendit.

Duke folur për Agjencinë e Anadolu, kreu i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Stamboll, Ahmet Yavuz Karaca, tha se një ekip shkencëtarësh ishin dërguar për të hetuar incidentin. Sipas peshkatarëve lokal, jetesa e të cilëve varet nga liqeni, fajtori kryesor është ndotja.