
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Ngrihet alarmi, Moska në rrezik/ Ukraina sulmon Rusinë për herë të parë që nga fillimi i luftës

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Dhjetor 2022
Ukraina ka sulmuar për herë të parë në brendësi të Rusisë në një seri sulmesh që lanë 3 të vrarë dhe 6 të plagosur.
Kjo është herë a parë që Ukraina ka goditur deri më tani kaq në brendësi të Rusisë, duke synuar baza që deri tani ishin konsideruar të paprekshme, sipas ekspertëve ushtarakë.
Ushtria ukrainase ka goditur disa baza ajrore strategjike në Rusi teksa media të shumta ruse kanë raportuar rreth shqetësimit se vetë ‘Moska tashmë mund të jetë nën sulm!’.
Pasi Rusia gjuajti afërsisht 70 raketa gjatë ditës së hënë në Ukrainë, duke vazhduar synimin e saj për të gjymtuar infrastrukturën energjetike të vendit, ushtria ukrainase u kundërpërgjigj me sulme në bazat ajrore të Putinit.
Forcat ukrainase kanë përdorur dronë për të goditur të paktën 3 baza ajrore qindra milje brenda territorit rus, ka pranuar Ministria ruse e Mbrojtjes.
Baza ajrore Engels-2, baza ajrore Dyagilevo dhe ajo në Kursk, të trija në Rusinë perëndimore dhe vende bombarduese strategjike të përdorura nga Putini për të bombarduar qytetet e Ukrainës, u goditën nga ato që Ministria e Mbrojtjes ruse pretendoi se ishin “dronë sovjetik”.

Tre persona thuhet se u vranë dhe gjashtë u plagosën pasi një cisternë karburanti shpërtheu në një bazë ajrore ruse pranë qytetit Ryazan, në juglindje të Moskës.
Një tjetër shpërthim u raportua të ketë ndodhur në rajonin e Saratovit të Rusisë përgjatë lumit Vollga, larg vijës së frontit.
Tri sulmet kanë shkaktuar panik në mesin e analistëve ushtarakë rusë, dhe një nga mediat më të lexuara në Telegram pretendoi se forcat ukrainase me shumë mundësi mund të kenë kaluar në territorin rus dhe “tashmë kishin arritur në brigjet e Vollgës”, i cili është një lumë që rrjedh përgjatë gjatësisë horizontale të Rusisë afër Moskës.

Kanali ushtarak rus Readovka shkroi: “Me një shkallë të lartë probabiliteti, droni është drejtuar nga brenda territorit rus, që do të thotë se DRG-të e armikut tashmë kanë arritur në brigjet e Vollgës.
Nëse droni ka ardhur nga Ukraina, atëherë armiku ynë tashmë ka teknologji me një distancë prej 1,000 km, që do të thotë se Moska është gjithashtu nën sulm.
Ka vetëm një përfundim: masat kundër terrorizmit në territorin e Federatës Ruse duhet të forcohen në maksimum dhe sulmet hakmarrëse duhet të vazhdojnë dhjetëfish.”
Postimi është parë më shumë se 375,000 herë në Telegram.
Këto sulme brenda kufijve të Rusisë janë një përshkallëzim që as SHBA-të nuk e duan. Qysh prej fillimit të luftës, thuhet se Pentagoni ka modifikuar sistemet e avancuara të raketave që i dërgon në Ukrainë për t’u siguruar që ato nuk mund të gjuajnë rreze të gjata.
Ndërkohë, Ukraina nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmet.
Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mikhail Podolyak, shkroi në Twitter se Kremlini duhet ta dinte se “nëse diçka lëshohet në hapësirën ajrore të vendeve të tjera, herët a vonë objektet e panjohura fluturuese do të kthehen në pikën e nisjes”.
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se dronët ishin kapur të gjithë, por mbeturinat nga përplasjet kishin rënë në fushat ajrore duke shkaktuar shpërthime. Tre ushtarë rusë u vranë nga sulmet ndërsa katër të tjerë mbetëm të plagosur.
Sipas Roman Starovoyt, Guvernatori i Rajonit të Kurskut, sulmi me dron në rajonin e tij i vuri flakën një rezervuari të magazinimit të naftës. Ai tha: “Nuk ka pasur viktima. Zjarri është lokalizuar. Të gjitha shërbimet e urgjencës punojnë në vendngjarje.”
Në një video të postuar në mediat sociale në orët e para të mëngjesit të së martës, shtëllungat e tymit të zi mund të shihen që ngrihen mbi bazën ajrore në rajonin Kursk.
In Russia tonight there was a new attack by an unknown drone on the Khalino military airfield in Kursk. As a result of the attack, an oil reservoir near the airport caught fire. pic.twitter.com/d14c1PJW1N— Special Kherson Cat ???????????? (@bayraktar_1love) December 6, 2022
Ndërkohë, Rusia nisi sulme të tjera të hënën mbrëma në rajonin e Zaporizhia, ku ndodhet një nga termocentralet kryesore bërthamor të Ukrainës.
Sulmet dëmtuan infrastrukturën kritike dhe ndërtesat e banimit. Në këtë fazë nuk ka pasur të lënduar apo viktima.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 60 nga mbi 70 raketat e lëshuara nga Rusia ditën e hënë.
Më të lexuarat


Foli pro Ukrainës, merret vendimi drastik për gazetarin rus

Raketa ruse godet Ukrainën, gazetari rrëfen përjetimin: Ishte një shpërthim gjigant

"Është kërcënim për të dhënat personale", në SHBA bëjnë thirrjen e fortë: Ndaloni aplikacionin Tik Tok

Perëndimi dërgon tanke në Ukrainë, kërcënon Putin: Do të përgjigjemi, por këtë herë do të jetë ndryshe

Inspektimet bërthamore/ SHBA i bën thirrjen e fortë Rusisë, ja çfarë pritet të ndodhë mes dy vendeve

E mban gjithmonë me vete/ Putin në gatishmëri, shfaqet sërish me "çantën bërthamore"

Nga gjaku te salca/ Vrau dhe i treti trupat në acid, arrestohet vrasësi i “Ndraghetës”, ja si kamuflohej në Francë

Gjithçka e përgatitur? "Plasin" teoritë konspirative: Ja përse u arrestua "koka" e Cosa Nostra-s

Del në ankand telefoni i gjeneratës së parë të "iPhone", nuk do e besoni dot çmimin që i është vendosur

Mbështet ofensivën ruse, Ukraina dhe Perëndimi i bëjnë thirrjen e fortë BE-së për aktorin e Hollywood-it Steven Seagal
