Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nis marshimi botëror në kujtim të viktimave të "Charlie Hebdo", Hollande: Parisi është sot kryeqyteti i botës

Nis marshimi botëror në kujtim të viktimave të "Charlie Hebdo", Hollande: Parisi është sot kryeqyteti i botës

Postuar: 11/01/2015 - 12:27

Ka nisur marshimi në sheshin "Republika" të Parisit. Liderët botërorë po marshojnë së bashku me Presidentin francez, François Hollande, në kujtim të viktimave të "Charlie Hebdo".
 
Ndërsa, janë bërë pjesë e marshimit mbi 1 milionë njerëz. Presidenti i Francës, François Hollande, ka theksuar se Parisi është sot jo vetëm kryeqyteti francezë, por kryeqyteti i gjithë botës.
 
"Parisi është sot kryeqyteti i botës", ka theksuar Hollande, referuar marshimit historik në nder të viktimave të sulmeve terroriste. Marshimi po zhvillohet në sheshin "Republika", i cili ndodhet shumë pranë redaksisë satirike "Charlie Hebdo", ku ndodhi sulmi, që la të vrarë 12 persona.
 
Ky shesh është mbushur nga miliona qytetarë francezë dhe rreth 50 liderë botërore, mes të cilëve edhe Kryeministri Rama me ministrat Ditmir Bushati dhe Erjon Veliaj, si dhe katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri. 
 
 
Front line: Mr Hollande is surrounded by head of states including (first row, from left) European Commission President European Commission President Jean-Claude Juncker, Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu, Mali's President Ibrahim Boubacar Keita, Germany's Chancellor Angela Merkel, Palestinian President Mahmoud Abbas and Italy's Prime Minister Matteo Renzi as they attend the solidarity march
 
 
 
Thousands of people began filled France's Place de la République as world leaders converged on Paris in a rally of defiance and sorrow today
 
 
 
Marshimi në Paris, 4 krerët shqiptarë të besimeve fetare duartrokiten nga 1 milion qytetarë francezë
 
Krerët botërorë janë mbledhur në Paris, ku pritet të vazhdojë marshimi në nder të viktimave të humbura.
 
Ndërsa, janë bërë gati në sheshin Republika për fillimin e marshimit, populli francezë i mbledhur në këtë shesh ka pritur me dashamirësi dhe duartrokitje katër krerët e besimeve fetare të vendit tonë, së bashku me delegacionin përfaqësues.
 
4 krerët e besimeve fetare të Shqipërisë ndodhen sot në Paris, për t'u bërë pjesë e marshimit dhe për t'u solidarizuar me viktimat e sulmeve terroriste.
 
Ky veprim është pritur dhe vlerësuar shumë, duke u shprehur me duartrokitjen e mbi 1 milionë qytetarëve francezë. 
 
 
 
 
 
Liderët botërorë dalin nga Pallati Elize, përgatiten për "Marshimin e Bardhë"
 
Janë duke dalë të gjithë liderët botërorë nga Pallati Elize në Francë, pasi në orën 15:00 pritet që të nisë marshimi më i madh në të gjithë historinë botërore. 
 
Më shumë se 1 milion njerëz nga mbarë bota dhe liderë apo krerë të besimeve fetare marrin pjesë në të ashtuquajturin 'Marshimi i Bardhë".
 
Presidenti francez Hollande: Sot, Paris është kryeqyteti i botës
 
Kreu i shtetit prezantoi në këtë ngjarje e cila do të heqë më shumë se një milion njerëz në rrugët e kryeqytetit francez
 
"Sot, Paris është kryeqyteti i botës."  Kështu u shpreh presidenti francez François Hollande në takimin e tij  me ministrat dhe liderët botërore në pallatin Elize sot, ndërsa pritet që të nisë marshimi i madh kundër terrorit në kryeqytetin francez. 
 

Marshimi në Paris, Cazeneuve: Do të përforcojmë rregullat në Shengen

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian janë takuar në Francë për të përforcuar masat kundër terrorizmit.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve u shpreh se duke bashkëpunuar me vendet evropiane do të forcohen kontrollet  në kufijtë e Shengenit për personat që do të hyjnë në të.

Ai tha se do të ketë një shkëmbim informacioni për udhëtarët ndërmjet vendeve, do të forcohen rregullat e internetit dhe armëmbajtjes.

Ndër të tjera tha se do të merren masa pozitive dhe përkujdesje ndaj të rinjve që mund të bien pre e propagandës dhe urrejtjes.

Cazeneuve ka falenderuar vendet europianë që janë sot përkrah dhe shprehin solidaritetin ndaj Francës.

Marshimi në Paris, Hollande bën thirrje për unitet, vigjilencë dhe mobilizimin

Ndërsa Franca është pritet që të përfshihet nga marshimi më i madh botëror, presidenti i Francës, François Hollande ka apeluar për unitet, vigjilencë dhe mobilim.

 
David Cameron ne Twitter:  Unë jam në rrugën time për në Paris për të marshuar me popullin francez.  #CharlieHebdo, vrasja  nuk do të shtypë shpirtin tonë apo vlerat tona.
 
Tension i lartë në Paris, mbi një milionë njerëz në shesh, zbarkojnë krerët e shteteve nga gjithë bota
 
Tension i lartë në Paris pas masave të sigurisë për marshimin e madh republikan dedikuar viktimave të terrorizmit, që për tre ditë ka lënë botën mbarë pa frymë.
 
Sipas mediave franceze pritet të ketë shumë njerëz në shesh, përveç figurave dhe personaliteteve më me emër në botë.
 
Përveç udhëheqësve europianë, parashikohet që të jenë kryeministri izraelit Netanjahu dhe presidenti palestinez Abu Mazen.
 
Pavarësisht masave të larta të sigurisë, Franca është mbërthyer nga psikoza e atentateve. Për CNN: “Në Francë janë aktivizuar në orët e fundit celulat e fjetura terroriste”.
 
Ja lideret europiane qe do t'i bashkohen "Marshimit të Bardhë" në Paris
 
Liderët Evropianë
 
Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kryeministri britanik David Cameron
Kryeministri italian Matteo Renzi
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk
Kreu i qeverisë daneze Helle Thorning-Schmidt
Kreu i Qeverisë belge Charles Michel
Kryeministri holandez Mark Rutte
Kreu i qeverisë greke Antonis Samaras
Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho,
Kreu i qeverisë çeke Bohuslav Sobotka
Kryeministri i Letonisë Laimdota Straujuma
Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
Kreu i qeverisë kroate Zoran Milanovic
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Presidenti rumun Klaus Iohannis
Kryeministri danez Helle Thorning-Schmidt
Presidenti i Konfederatës zvicerane Simonetta Sommaruga
Kryeministri suedez Stefan Löfven
 
Zyrtarë nga vende të tjera të Botës 
 
Kryeprokurori i SHBA-ve Eric Holder
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, diplomat i tij kryesor, Avigdor Lieberman dhe ministri i ekonomisë Naftali Bennett
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas
Mbreti i Jordanisë Abdullah II dhe Mbretëresha Rania
Ministri kanadez për siguri publike Steven Blaney
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov
Presidentja e  Kosovës, Atifete Jahjaga
Kryeministri shqiptar Edi Rama
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu
Kryeministri i Gjeorgjisë Irakli Garibashvili
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko
Kryeministri tunizian Ministri Mehdi Jomaa
Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shukri
Presidenti i Malit Ibrahim Boubacar Keita
Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan,
Ministri i Punëve të Jashtme algjeriane Ramtane Lamamra
Presidenti i Gabonit në Afrikë, Ali Bongo
Presidenti i Nigerisë Mahamadou Issoufou
Presidenti i Republikës Benine Tomas Boni Yayi
Presidenti i Senatit Australian dhe numri 2 në rendin e protokollit, Stephen Parry 
 
Foto nga Franca 
 
Charlie Hebdo, il mondo in piazza a Parigi    Foto     Attesi un milione di persone e 45 capi di Stato Anche Netanyahu e Abu Mazen   dirTv   /   mappa
 
Voir l'image sur Twitter
 
La situation boulevard Voltaire à Paris, dimanche à 9 h 30.
 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:32

SHBA pas një dekade e gjysmë sërish dërgon ushtri dhe resurse ushtarake në bazën ajrore në Arabinë Saudite,  pas pershkallzimit të tensioneve në Gjirin Persik.
 

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

22 persona që kishin marrë pjesë në hapjen e varrit të faraonit Tutankamon kanë vdekur në rreth

Postuar: 20/07/2019 - 15:05

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën,19 janë plagosur  dhe pesë të tjerë janë raportuar

Postuar: 20/07/2019 - 15:03

Komisioni Evropian (KE) miratoi një pako të re të masave për ndihmë në vlerë prej 1.41 miliardë

Postuar: 20/07/2019 - 13:56

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin tronditës kur një adoleshente u qëllua pa ndjenja një natë

Postuar: 20/07/2019 - 13:20

Alarmi për terrorizëm u rikthye sërish në Romë, pasi policia u vu në ndjekje të një 27-vjeçari ng

Postuar: 20/07/2019 - 12:18

Gjendet të vdekur në autostradë një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez.