BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Bota

Nis samiti i G7, Boris Johnson premton 430 milion paund për shtetet e varfra, do të dhurohen dhe 1 miliard doza vaksinash

Nis samiti i G7, Boris Johnson premton 430 milion paund për shtetet e

Dita e premte ka shënuar nisjen e samitit të shtatë vendeve më të zhvilluara nga ana industriale, të njohura ndryshe edhe si G7. Këtë radhë Samiti po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe është i pari që nga shpërthimi i pandemisë që po mbahet fizikisht. Shtetet pjesëmarrëse në Samit janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Japonia. Shtetet anëtare u përfaqësuan nga kryeministri i Britanisë Boris Johnson, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri japonez Yoshihide Suga, presdidenti amerikan Joe Biden dhe kryetarja e Parlamentit Europian Ursula Von der Leyen si përfaqësuese e Bashkimit Europian. Edhe pse unioni nuk është pjesë e G7 zakonisht është pjesëmarrës në Samitet e G7-ës. Ndërkohë kryeministri britanik ka premtuar 430 milion £ për të përmirësuar arsimin në disa nga vendet më të varfra të botës - me përparësi mësimin e vajzave. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u ka thënë udhëheqësve botërorë të mbledhur në Cornwall se është një turp ndërkombëtar që kaq shumë vajza në vendet e varfra po humbasin aksesin në shkollë. “Vetëm me anë të ndjekjes së rrugës së dijes, këta fëmijë mund të jenë titanë të industrisë ose pionierë shkencorë. Mënyra më e mirë për të hequr vendet nga varfëria dhe për të udhëhequr një rimëkëmbje globale është duke investuar në arsim dhe veçanërisht në arsimin e vajzave", ka deklaruar ai.

Pandemia

Sakaq, zoti Johnson ka diskutuar edhe me kryeministrin italian në lidhje me reagimin ndaj pandemisë. Ata diskutuan përvojat e vendeve të tyre dhe mënyrat se si bota është tashmë më e përgatitur në rast së do të kemi një pandemi të dytë apo kriza të tilla shëndetësore. Një nga temat e diskutuar ka qenë edhe nevoja për një armëpushim të qëndrueshëm në Libi në mënyrë që të sigurohet një bazë e qëndrueshme për një tranzicion demokratik paqësor afatgjatë. Lajmi më i bukur ka qenë ai i dhënë nga Boris Johnson se G7 do të dhurojnë 1 miliard doza të vaksinave kundër Covid-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, gjysma e të cilave është premtuar nga presidenti amerikan Joe Biden. SHBA njoftoi se 200 milionë prej vaksinave Pfizer do të shpërndahen deri në fund të vitit 2021 dhe 300 milionë të tjera deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ato u shtohen 80 milionë vaksinave të premtuara tashmë nga SHBA për t'u shpërndarë deri në fund të muajit. "Dhurimi i vaksinave nga ana jonë nuk përfshin presion për favore ose lëshime të mundshme. Ne po e bëjmë këtë për të shpëtuar jetë, për t'i dhënë fund kësaj pandemie", deklaroi presidenti Biden ditën e enjte. Duke njoftuar planet e tij për donacionin e vaksinave në prag të samitit të G-7ës, presidenti Biden po nxit grupin e vendeve të pasura të ndjekin shembullin e tij. Ai gjithashtu po hedh poshtë akuzat se Shtetet e Bashkuara po mbajnë pa përdorur, shuma të mëdha vaksinash.