Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nisin sot bisedimet për Brexit, diskutohen kushtet e daljes së Britanisë nga BE

Postuar: 17/07/2017 - 08:02

Bashkimi Evropian dhe qeveria britanike kanë njoftuar më herët se bisedimet formale për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të fillojnë sot, ashtu siç ishte planifikuar.

“David Davis, sekretar shteti për dalje nga BE-ja dhe Michel Barnie, negociuesi kryesor i Komisionit Evropian, janë pajtuar për nisjen e bisedimeve për nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës.

Sekretari britanik i Brexit-it, David Davis, do të takojë homologun e BE-së, Michel Barnier, për katër ditë bisedime ku do të diskutojnë kushtet e daljes së Britanisë nga BE.

Palët kanë më pak se dy vjet kohë për të vendosur kushtet, përpara se Britania të largohet – me ose pa marrëveshje – më 30 mars të vitit 2019.

Në tryezë janë shumë çështje të vështira, përfshirë të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe anasjelltas, pas Brexit-it.

Janë rreth 3 milionë shtetas të BE-së në Britani dhe rreth 1.5 milion shtetas britanikë në 27 vendet e tjera të BE-së.

 

Palët do të diskutojnë po ashtu koston e daljes së Britanisë nga blloku.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2018 - 08:20

Maqedonisë Gjorge Ivanov tha dje se nuk do të nënshkruajë ligjin e avancimit të gjuhës shqipe, të miratuar së fundmi nga parlamenti, duke argumentuar se është bërë pa debat publik dhe pa opozitën.

Postuar: 17/01/2018 - 22:43

Një tifoz i Atleticos së Madridit është qëlluar me thikë, para fillimit të ndeshjes ndaj Sevillas, jashtë stadiumit “Ëanda Metropolitano”. 

Zvicra përgatietet t’i japë fund lëvizjes së lirë me referendum në stil Brexit

Postuar: 17/01/2018 - 22:17

Zvicra dërgoi dje valë tronditjeje në Bashkimin Evropian teksa partia e saj nacionaliste SVP ka marrë miratimin për mbledhjen e firmave për referendumin e ndryshimeve kushtetu
Çeki, dorëhiqet qeveria, kryeministri lufton akuzat e korrupsionit

Postuar: 17/01/2018 - 20:40

Qeveria minoritare e republikës së Çeksië ka dhënë dje dorëheqjen duke futur vendin në një trazirë të thellë politike, teksa kryeministri i saj i ri, biznesmeni Andrej Babis v
Çifti i luanëve, mashkulli mbulon fytyrën me putër, teksa kritikohet nga luanesha

Postuar: 17/01/2018 - 20:20

Ai mund të jetë mbreti i xhunglës, por një luan në Tanzani e kutoi përfundimisht se kush është shefi  pas një kritike të ashpër nga luanesha e tij.
Le Pen: BE po humbet, zgjedhjet ne Itali do trondisin Brukselin

Postuar: 17/01/2018 - 19:53

Liderja radiakle franceze Marine Le Pen jka mbështetetur sot populistët italianë të Lega Nord për zgjedhjet e ardhshme, duke tëhnë se suksesi i saj mund të sjellë ndryshime dr
Julian Assange: Inteligjenca Artificiale, kërcënim ekzistencial për njerëzimin

Postuar: 17/01/2018 - 19:11

Themeluesi i ‘WikiLeaks’, Julian Assange u është bashkuar sot që paralajmërojnë rrezikun ekzistencial që i vjen njerëzimit nga Inteligjenca Artificiale.