BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Bota

Nisma prekëse, gjesti më i bukur për të sëmurët Covid nëpër spitale që nuk mund të vizitohen nga familjarët

Nisma prekëse, gjesti më i bukur për të sëmurët

“Rezisto, jemi me ty, me forcë dhe shpirt. Mos hiq dorë. Më pas do të shihemi jashtë”. Janë më shumë se 200 letra që italianët po u dërgojnë pacientëve në spitalet Covid-19.

Qindra persona iu përgjigjën apelit të tre të rinjve, duke nisur kështu një zinxhir njerëzor të përbërë nga fjalët. Një mesazh shprese nga miq e të panjohur për shumë të shtruar në spitale, të privuar nga dashuria familjare dhe të futur në izolim të forcuar.

Spitali i parë që mori valën e mesazheve ishte në Kremona. “Të dish që ka një rrjet marrëdhënies edhe me njerëz që nuk i njeh, që të mbështesin dhe mendojnë për ty, është prekëse, mallëngjyese, por është dhe shumë e bukur”, deklaroi një doktoreshë.

Përgjigjja e pacientëve ishte emocionuese. Janë prekur nga letrat e të sëmurëve me patologji të tjera që kanë kaluar një jetë nëpër spitale. Fjalët dhe kuraja e tyre i kanë bërë të shtruar pjesë të një komuniteti.