BREAKING NEWS

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni
x
BREAKING NEWS

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e
x
BREAKING NEWS

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon
x
BREAKING NEWS

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave
x
BREAKING NEWS

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me
x

Bota

Një italian i përgatitur për çdo skenar të frikshëm lufte do të jetë “truri” i NATO,  ja kush është admirali i rrezikshëm që do të bëhet zyrtari më i lartë ushtarak i aleancës dhe pse ai pritet të “trazojë ujërat”

Një italian i përgatitur për çdo skenar të

“Puna diplomatike e kryer nga qeveria italiane muajt e fundit ka çuar në një rezultat shumë prestigjioz për forcat tona të armatosura. Por edhe plot kuptime strategjike”, kështu shkruajnë mediat italiane, pa fare modesti. Siç u njoftua gjatë fundjavës, kreu i ardhshëm i Komisionit Ushtarak të NATO-s do të jetë një oficer i lartë italian, që do të pasojë admiralin holandez Rob Bauer, i zgjedhur në qershor 2021. Ai është, praktikisht, komandanti ushtarak i aleancës, një pozicion i ndryshëm nga ai civil i sekretarit, aktualisht norvegjezi Jens Stoltenberg, i cili përfaqëson samitin politiko-diplomatik të asamblesë. Pas një votimi të zhvilluar në Bruksel, në selinë e NATO-s, me votim të fshehtë, kandidatura e paraqitur që në pranverën e kaluar, e shefit të Shtabit italian të Mbrojtjes, Admiralit Giuseppe Cavo Dragone, 66 vjeç, pati sukses. Komenti i menjëhershëm i ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit Antonio Tajani ishte entuziast, pasi Italia e synonte këtë rezultat të rëndësishëm. “Është një fitore që është rezultat i punës së madhe ekipore në të gjitha nivelet e Italisë”, tha ai. Tajani e kishte propozuar Cavo Dragone që në 30 maj, por në samitin e NATO-s në Vilnius, mes 11 dhe 12 korrikut, kandidatura dukej disi "e ngrirë".

Kush është Cavo Dragone?

Cavo Dragone ka qenë Shef i Shtabit të Mbrojtjes Italiane që nga 6 nëntori 2021 dhe më parë, nga 22 qershori 2019 deri më 5 nëntor 2021, ka qenë Shef i Shtabit të Marinës. Ai ka një CV të pasur, pasi ka qenë edhe komandant i përbashkët për operacionet e Forcave Speciale nga viti 2014 deri në vitin 2016. Në karrierën e tij të gjatë u specializua mbi të gjitha si pilot i helikopterëve të embarkuar, duke fituar përvojë operative, por edhe taktike e strategjike në fushën e aviacionit detar. Kështu, ai ishte në gjendje të bëhej, nga 1991 deri në 1993, komandanti i parë i Grupit të Avionëve që hipi në aeroplanmbajtësen "Garibaldi", avionët e rinj të atëhershëm AV-8B Harrier II me ngritje vertikale, si dhe, nga 2002 deri në 2004, komandant i së njëjtës anije. Nga viti 2005 deri në 2008 ai ishte komandant i përgjithshëm i Aviacionit Detar. Me pak fjalë, ai është një "top gun", sidomos kur vjen puna tek rëndësia e koordinimit ndërforcash, veçanërisht ndërmjet mjeteve ajrore dhe detare, si dhe përdorimit të komandove në situatat më të vështira. Sigurisht, një krenari për Italinë, edhe pse s’është hera e parë që një italian drejton samitin ushtarak të NATO. Gjenerali i ushtrisë Giuseppe Mancinelli mbajti postin midis 1956 dhe 1957. Më pas ishte radha e dy admiralëve të Marinës, Guido Venturoni nga viti 1999 në 2002 dhe Giampaolo Di Paola nga 2008 në 2011.

“Truri” i NATO-s

Komiteti Ushtarak i NATO-s, i përbërë nga përfaqësues të vendeve anëtare, të cilët duhet të jenë gjeneralë ose admiralë me tre yje, u ofron këshillat e tij ushtarake udhëheqësve politikë në bazë të direktivave strategjike të aleancës në fushat konvencionale dhe ato bërthamore. Është komiteti që shpreh mendimin e tij përpara çdo përdorimi të mundshëm të forcës të vendosur nga NATO dhe u jep direktiva komandantëve strategjikë. Në veçanti, kreu i komitetit "jep udhëzime" dhe gjithashtu vepron si "zëdhënësi i lartë ushtarak" i aleancës, duke qenë në thelb oficeri më autoritar i saj. Një italian, për më tepër një admiral, në samitet ushtarake të NATO-s sigurisht do të thotë se do t'i jepet një shtysë e re dimensionit detar dhe ajror-detar dhe, nga pikëpamja gjeopolitike, në tabelën jugore të shahut, Mesdheut, sigurisht, ku për më tepër, rusët kanë rritur edhe praninë e tyre detare, pa përmendur urgjencën e vazhdueshme të emigrantëve, të cilët mund të fshehin terroristët në radhët e tyre. Por edhe tek i ashtuquajturi "Mesdheu i Zgjeruar", një sferë interesash italiane që tani prek edhe pjesën më të madhe të Afrikës, nga Saheli i grushtit të shtetit pro-Wagner deri te ujërat e infektuara nga piratët e Guinesë dhe Bririt. Me Cavo Dragone në Bruksel, nuk ka dyshim se NATO do t'i kushtojë më shumë vëmendje një zone të harruar për shumë vite. Dhe siguria e Bel Paese mund të përfitojë vetëm prej saj.