BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Bota

Një javë larg zgjedhjeve në SHBA, Trump e cilëson fitore konfirmimin e gjyqtares Barrett, valë votash me postë

Një javë larg zgjedhjeve në SHBA, Trump e cilëson fitore

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të 3 nëntorit, janë tashmë vetëm 7 ditë larg, ndërsa kandidatët për të udhëhequr shtetin më të fuqishëm në botë në katër vitet e ardhshme kanë ndezur motorët për të bërë të pamundurën të tërheqin sa më shumë votues të pavendosur rreth vetes, kjo pasi me sa duket rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të jenë shumë të ngushta. Ndërkohë që vëmendja e vendit është përqendruar tek java e fundit e fushatës presidenciale, presidenti Donald Trump sheh një fitore në konfirmimin nga Senati të zonjës Amy Coney Barrett, kandidatja e përzgjedhur prej tij për vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë. Demokratët kanë kundërshtuar duke thënë se emërimi i saj nuk duhej bërë kaq pranë ditës së zgjedhjeve. Vota e Senatit vjen ndërsa ish-nënpresidenti Joe Biden, kandidati demokrat, kryeson në shumicën e sondazheve në garën e tij për të qenë presidenti i ardhshëm. Por gara shfaqet e ngushtë në shtetet kryesore që mund të vendosin rezultatin. Një çështje që ka vëmendjen e shumë votuesve është reagimi i administratës ndaj COVID-19. Zëvendës presidenti Mike Pence tha se ai do të vazhdonte fushatën këtë javë megjithëse ndihmësit e tij kryesorë rezultuan pozitivë për infeksionin. Kjo pasi testi i tij ka rezultuar negativ. Ndërkohë Trump zhvilloi tubime në shtete të vogla në verilindje të vendit si Nju Hempshër dhe Mein, numri i vogël i votave elektorale të të cilave mund të jetë vendimtar ne rast të një rezultati të ngushtë. Dy kandidatët për president po kërkojnë të sigurojnë një shumicë prej 270 votash nga Kolegji Zgjedhor prej 538 anëtarësh. Në vitin 2016 zoti Trump humbi 4 votat elektorale të Nju Hempshërit me një rezultat të ngushtë ndaj demokrates Hillary Clinton. Por rreth katër vite më parë ai fitoi një nga katër votat elektorale të Meinit, atë të distriktit rural të tij dhe aktualisht është në një garë të ngushtë me zotin Biden për këtë zonë. VOA raporton se Zoti Trump e fitoi këtë shtet në vitin 2016, por këtë herë sondazhet tregojnë zotin Biden në një avantazh të ngushtë ndaj tij. Sipas sondazheve më pak se 5 për qind e votuesve nuk e kanë vendosur ende se për kë do të votojnë. Shumë prej mbështetësve të hershëm të zotit Biden kanë thënë se donin të ishin ndër të parët që do të votonin kundër zotit Trump. Ndërkohë, shumë republikanë thonë se kanë në plan të votojnë ditën e zgjedhjeve, siç ka qenë traditë për dekada të tëra SHBA.

Vota me postë

Votimi i hershëm dhe me postë për zgjedhjet presidenciale tashmë ka tejkaluar nivelin e regjistruar katër vjet më parë, sipas një sondazhi të pavarur rezultatet e të cilit u publikuan të dielën. Projekti Zgjedhor i SHBA-së, një institut i themeluar në Universitetin e Floridas, njoftoi nëntë ditë para zgjedhjeve se 60 milionë votues kishin votuar deri të hënën, raporton reuters. Në fillim të vitit 2016, 57 milionë votues votuan herët, personalisht ose me postë, njoftoi faqja e internetit e Komisionit të Ndihmës Zgjedhore të SHBA. Miliona amerikanë votuan më herët të shqetësuar për vazhdimin e pandemisë së koronavirusit ose të motivuar nga rivaliteti midis presidentit republikan, Donald Trump dhe ish nënpresidentit, demokratit Joe Biden. Tani për tani, demokratët, të cilët kanë inkurajuar fuqimisht votimin e hershëm këtë vit, janë duke udhëhequr pjesëmarrjen, por nuk dihet ende nëse kjo do të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Reuters shkruan se zyrtarët amerikanë të ngarkuar me kryerjen e zgjedhjeve po përballen me një numër sfidash këtë vit, duke pasur parasysh se mosbesimi i publikut në rezultatet e zgjedhjeve është rritur. Agjencia kujton se zyrtarët më të lartë nga sektori i sigurisë amerikane paralajmëruan javën e kaluar se Rusia dhe Irani po pushtonin sistemin zgjedhor amerikan.

Më të lexuarat