BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Bota

Një ndër vendet më të prekura në Europë po shënon bilancin më të ulët që nga shpërthimi i pandemisë, shkencëtarët të shqetësuar për indeksin e infektimit

Një ndër vendet më të prekura në Europë po

Mbretëria e Bashkuar njoftoi 204 vdekje të tjera Covid-19, bilanci më i ulët për të shtunën që para bllokimit prej koronavirusit, duke e çuar totalin e viktimave në 40.465.

Shifra e sotme është ulur ndjeshëm nga rekordi i lartë i 1115 i regjistruar të shtunën e 18 prillit, gjatë pikut të krizës dhe shënon një prirje rënëse të vazhdueshme të fatkeqësive.

Për krahasim, ishin 215 vdekje të koronavirusit të regjistruara të shtunën e kaluar, 282 dy javë më parë dhe 468 më 16 maj.

Gati 285.000 britanikë tani janë diagnostikuar zyrtarisht me sëmundjen virale, por miliona raste të tjera janë humbur për shkak të mungesës së një testimi të përhapur.

Me gjithë prirjen e vazhdueshme në rënie, vdekjet e përditshme janë ende në shifra të trefishta pasi kriza vazhdon të tronditë Mbretërinë së Bashkuar.

Në Francë, Itali dhe Spanjë, tre nga vendet e tjera më të goditura evropiane, viktima të përditshme kanë qenë nën 100 për javë.

Shkencëtarët janë gjithashtu të shqetësuar se shkalla e riprodhimit në Mbretërinë e Bashkuar 'R' tani është rritur mbi numrin e frikshëm të 1 në veriperëndim dhe jugperëndim të Anglisë.