BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x

Bota

Një situatë e pamenduar më herët/ Pas vendimit të Vladimir Putin që tronditi botën, e pazakontë çfarë po ndodh në Rusi (Pamjet)

Një situatë e pamenduar më herët/ Pas vendimit të

Një situatë e pamenduar më herët është regjistruar në kufijtë e Rusisë pas urdhrit të presidentit Vladimir Putin për mobilizuar pjesërisht ushtrinë, për vijimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë.
Mijëra njerëz dhe makina kanë nisur të largohen nga vendi duke krijuar radhë të gjata në pikat kufitare për të shmangur thirrjen nën armë.

Në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë automjetesh. Disa kalojnë në vendin fqinj duke përdorur biçikleta për të anashkaluar vonesat dhe ndalimin nga autoritet.

Një situatë e pamenduar më herët/ Pas vendimit të

Dëshmi të shumta vijnë rreth situatës së re të krijuar, ku raportohet se gratë janë gati t’u thyejnë gjymtyrët burrave të tyre për t’i deklaruar të paaftë për të luftuar.

Një situatë e pamenduar më herët/ Pas vendimit të

Burrave u është lënë vetëm 4 orë kohë të paraqiten në qendrën e rekrutimit, ndërkohë që Kremlini i quan të ekzagjeruar lajmet për këtë ‘eksod’.

Një situatë e pamenduar më herët/ Pas vendimit të

Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km me Rusinë, kërkon një vizë për udhëtim.
Mediat turke kanë raportuar për një rritje të madhe të shitjeve të biletave me një drejtim, ndërsa fluturimet e mbetura drejt destinacioneve pa viza mund të kushtojnë mijëra euro.

Një situatë e pamenduar më herët/ Pas vendimit të

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë sinjalizoi të enjten se rusët që ikin do të ishin të mirëpritur në vendin e saj. Nancy Faeser tha se dezertorët e kërcënuar nga represioni i rëndë do të merrnin mbrojtje rast pas rasti, pas kontrolleve të sigurisë.

Një situatë e pamenduar më herët/ Pas vendimit të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje rusëve që t’i rezistojnë mobilizimit gjatë fjalimit të tij. Duke iu referuar vdekjeve ruse në luftë, ai tha: “Doni më shumë? Jo? Pastaj protestoni. Luftoni përsëri. Ikni. Ose dorëzohuni në robërinë ukrainase”.

Një situatë e pamenduar më herët/ Pas vendimit të

Zyrtarët rusë këmbëngulin se thirrja kufizohet vetëm për ata që kanë kryer shërbimin ushtarak dhe nuk do të arrijnë një rekrutim të gjerë. Por brenda Rusisë, ka gjithashtu spekulime se mobilizimi ushtarak mund të jetë më i madh se sa ishte paralajmëruar zyrtarisht.

Një situatë e pamenduar më herët/ Pas vendimit të

Pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm të qytetarëve për pushtimin e tij në Ukrainë, të paktën 1,300 njerëz u arrestuan në të gjithë Rusinë të mërkurën për pjesëmarrje në protestat mbarëkombëtare kundër luftës.

Pamjet e publikuara tregojnë policinë duke goditur demonstruesit në qytete të shumta. Ndërsa disa protestues në qendër të Moskës u arrestuan nga policia.

Policia arrestoi protestuesit në 38 qytete në Rusi të mërkurën, sipas shifrave të publikuara pak pas mesnate nga grupi i pavarur i monitorimit OVD-Info. Zëdhënësja e grupit Maria Kuznetsova i tha CNN se të paktën katër stacione policore në Moskë, disa nga protestuesit e arrestuar nga policia e trazirave po dërgoheshin drejtpërdrejt në ushtrinë ruse.

Nga më shumë se 1,300 personat e arrestuar në mbarë vendin, më shumë se 500 ishin në Moskë dhe më shumë se 520 në Shën Petersburg, sipas OVD-Info.