BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

Një tjetër shtet pezullon vaksinën AstraZeneca për personat nën 60-vjeç

Një tjetër shtet pezullon vaksinën AstraZeneca për personat

Pasi Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) shpalli se rezultatet e një rishikimi nëse disa raste të mpiksjes së gjakut tek të rriturit mund të lidhen me AstraZeneca, Koroja e Jugut ka vendosur pezullimin e kësaj vaksine.

Polemikat globale mbi efikasitetin dhe efektet anësore të disa vaksinave COVID-19 kanë shkaktuar disa vonesa në fushatën e vaksinimit të Koresë së Jugut, e cila filloi në fund të shkurtit me qëllimin për të arritur imunitetin e tufës në nëntor.

AstraZeneca ka thënë më parë studimet e saj nuk kanë gjetur rrezik më të lartë të mpiksjes për shkak të vaksinës së saj, miliona doza prej të cilave janë administruar në të gjithë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe EMA kanë thënë të dyja se përfitimet tejkalojnë rreziqet.