BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Bota

“Njerëzimi është kërcënuar nga koronavirusi”, OKB-ja parashtron planin global për emergjencën e pandemisë

“Njerëzimi është kërcënuar nga

“I gjithë njerëzimi është kërcënuar nga koronavirusi”. Kështu deklaruan përfaqësues të OKB-së, duke njoftuan planin global kundër pandemisë që parashikon lëvrimin e 2 miliardë dollarëve për të luftuar sëmundjen në Amerikën e Jugut, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Koronavirusi është bërë shqetësimi më i madh për çdo shtet në botë, pasi po përballen edhe me vështirësi në objektet e nevojshme spitalore për mbrojtjen e operatorëve shëndetësorë.

Shumë personazhe të njohur të ekranit kanë ardhur në ndihmë në këtë drejtim, duke dhuruar miliona dollarë, për të ndihmuar mjekët për të qenë operativë në punën e tyre.