
Çështja e Saimir Tahirit, Gjykata e Lartë bën lëvizjen e rëndësishme

Nora Malaj në zi, ndan lajmin e hidhur: Na ke tronditur deri në ashtë të shpirtit, nuk të them dot lamtumirë!

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Nëntor 2020

Një lajm i hidhur ka ardhur për botën universitare shqiptare. COVID-19 i ka marrë jetën pedagoges së Fakultetit të Shkencave Sociale Kozeta Noti. Lidhur me këtë lajm tragjik ka reaguar Nora Malaj e cila shpreh dhimbjen për vdekjen e mikes së saj të shtrenjtë.
Postimi i Nora Malajt
Nuk te them dot lamtumirë o Kozi jonë e shtrenjtë!
Ora 11.30 dhe fjala mbeti , fryma mbeti dhe loti treti nëper faqe ! Kozi na la ...!
Si na la ...Arrest Cardiak!!
Nuk munda ta besoj ... Jo nuk ka mundesi që ajo , luftarakja , buzagazja e grupit , dashuria e të gjithë neve të na tradhtonte kështu e të ikte me nje ikje pa kthim, për t’ju bashkua Netës e Dhimos që e deshên aq shumë dhe që bijën e tyre të vetme na i kishin lënë neve amanet ...Asnjehere nuk me ka dhembur shpirt aq shumë o e bukura dhe energjia e pashtershme e mirësisë Kozetë!
Sonte shtëpia e Kozit është mbushur me miqtë e saj ...Askush nuk fle .. Gjithkush loton ! Dhimbja ka shkuar deri ne qiell! Fjala ngushëllim nuk ka vend ... As të rroni e ta kujtoni se Kozi e mira dhe e shtrenjta jonë , nuk ka pasur as të shkuar , as të ardhshme po vetëm të tashme . Ajo është kudo te ne .Eshte te fjala , buzëqeshja , mirësia , humori , te kenga , te festa ... Eh , ironia e fatit... Teksa Kozi nisej për të shkuar në botën tjeter , pa na marr leje , me nje vrapë tinzar , që vetem vdekja mund ta bëj , te oborri i
Spitalit “Shefqet Ndroqi” jepej koncertë .
Se Kozi e donte jetën dhe udhëtimin për në botën e perjetshme nuk
mund ta bente ndryshe , vetëm nën tingujt e muzikes dhe gazmendit .
Mikja dhe motra ime e shtrenjte , nuk
mendova që do me prisje në besë . Më the , ne ora 8.45 që prisje të te sillja supën më zarzavate dhe pure e gjizë pa kripë . Me the të të sillja piceta të lagura dhe unë i mora me vete , por ah , ti m’i refuzove se ishe nisur në rrugë pa kthim.
Sot kam qarë me zë për ty e mira ime . Mbrëmë u lutua shumë për ty. Dita e 16 dhe thashë se ia hodhe .. Po ja që ajo zemra jote e madhe , sa nje oqean , ku kishte vend për çdo njeri të la ...A e di valle tani , që po
udheton drejt rrugëtimit tënd plot dritë drejt Parajsës , sa shumë zemra ke plagosur më ikjen tende të beftë dhe tragjike ... Janë shumë , aq sa nuk mund të numërohen e mira ime . Na ke shkatërruar . Na ke ngrirë buzëqeshjen , na ke tronditur deri në ashtë të shpirtit . Miken apo mikun nuk ta kanë bere prinderit , po i zgjedhë si gishtat e dorës , se ata janë shpirti yt binjakë . Sot me ikjen tënde ti more gjysmën e shpirtit tim. Fjala nuk
mund të ketë peshën e dhimbjes që ka dhimbja e vertetë e ikjes që ti bëre .
Ti bënë pjesë te njerëzit që vdekja nuk
të shkon .. Në fakt ti ike duke buzëqeshur , rrezëllitëse , sikur na the të gjithëve: "Keni inat, unë po iki drejt Parajses se nuk
kam vrikë nga vdekja , po nuk dua të plakem.. Dua të shkoj kështu pa kthyer kokën pas se në të kundër nuk ju , nuk do më lini të ikie.. "
Dhe ike pa kthyer kokën pas , duke na lënë buzêqeshjen tende rrezëllitëse mes nesh !
O Kozi , nuk e besoj që po i shkruaj këto
fjalë për ty ! Më dhemb shpirti, m? qanë syri e më dridhet zemra ! Vetëm Neta me Dhimon gëzojnë sot ! Tashmë ata do të kenë pranë dhe do prehen të qetë ! O lali, o bufi i bukur , o balona pa bisht, siç të thërrisnim përherë ty o
njeriu i mirë bohem , që shtëpinë e kishe të Zotit dhe të Miqve të Kozit , udhëtofsh drejt Parajsës e Zoti të bekoftë dhe të pranoftë se ti
ishe Nënë Tereza e kohës sonë!E di
që dhimbja ështe e madhe dhe nuk
di si do ta përballojmë , po mallit , më thuaj ylli
, mallit për ty si do t'ja bëjmë ! Fjalët e tua të fundit në mesazhin e fundit ne ora 8.45
që me shkrove ishte : "Mi bëj
hallall lali të gjitha . Jam lodhur . Të dua
shumë .. Te dashuroj !"
E mira ime ti, që nuk e pranoje vetminë , njeriu më social që kam njohur në jetë , simboli
i dashurisë njerëzore , pusho e qetë!! Ah , se harrova pasi të takosh Netën dhe Dhimon që mezi po të presin , mos harro ti bësh të fala dhe mamit e nënës e gjyshit nga unë se të deshën shumë .. E mira ime ti .. Ike nga njerëzit që të deshën aq shumë në tokë e po
shkon drejt njerëzve të dashur , që kanë hapur dyert e Parajsës për ty!
Po ta dish ... unë nuk të them dot Lamtumirë!!
Më të lexuarat


Parashikimi i motit/ Paralajmëron meteorologia: Nga e diela priten reshje intensive dhe përmbytje në këto zona

Aksident i rëndë në Pukë, raportohet për viktima

Finalizohet megaoperacioni, arrestohen disa anëtarë të klaneve mafioze të Ndraghetas / I implikuar edhe biznesmeni i njohur që pak muaj më parë i dhuroi shtetit shqiptar maska për pandeminë (DETAJET)

E rëndë/ Bie nga lartësia 9-vjeçari në Belsh, transportohet me urgjencë në spital

Greqia merr masa shtesë, ja sa ditë karantinë duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë që duan të shkojnë në shtetin fqinj

“Do të tronditej Tirana”/ Artan Hoxha i kërkoi të tregonte urdhrin që i erdhi në kufje më 21 janar, ish-komandanti Malaj i thotë të gjitha: Pati thirrje për ZJARR, por... (Dëshmia e plotë)

‘Pacientët në Shqipëri po marrin trajnimin e gabuar’, Federata e Mjekëve në Europë i bën kërkesën e fortë Ramës dhe Manastirliut

Biden firmosi urdhrin vetëm një ditës pas marrjes së presidencës, Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që do të udhëtojnë drejt SHBA

Gjermania fut Shqipërinë në listën e kuqe, zbardhet njoftimi i RËNDËSISHËM

Aksidenti i rëndë tek ‘kthesa e vdekjes’ në Elbasan, vjen reagimi i parë nga Policia
