Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Norvegji, policia qëllon sulmuesin që drejtoi ambulancën e vjedhur mes njerëzve

Postuar: 22/10/2019 - 15:47

Policia norvegjeze qëlloi sot ndaj njeriut që me një ambulancë të vjedhur tentoi të vriste një grup njerëzish në kryteqytetin Oslo. Raportimet thanë se mjeti i marrë peng kishte goditur dy fëmijë, ndërsa policia arrestoi të dyshuarin pasi hapi zjarr ndaj mjetit. Sulmuesi nuk raportohej të ishte plagosur rëndë.
 
Policia tha se një çift të moshuarish dhe një nënë po shtynin dy fëmijë në karrocë ku u goditën nga mjeti. Nëna dhe fëmijët u dërguan në spital.
 
"Një njeri i armatosur vodhi një ambulancë, u largua dhe tentoi të godiste njerëz me të. Ai është kapur tashmë”, tha një zëdhënës i policisë për mediat.
 
Stacionet televizive tregonin pamje të një  ambulance që ecte në zonën Torshov ndërsa disa të shtëna dëgjoheshin në sfond.
Mediat thanë se një grua është gjithashtu në kërkim për incidentin.
 
Një zëdhënës i spitalit universitar të Oslo tha se një tjetër ambulance kishte ndaluar pengmarrësin.
 
"Njëra u mor peng nga një person i armatosur me pushkë. Disa minuta më vonë një nga ambulancat e tjera tona arritën ta ndalonin duke u përplasur me të. Policia erdhi pas përplasjes dhe e ndaloi”, tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 20:25

Rusia ka ofruar kohët e fundit pamje të testeve të rezistencës për mjetet saj ushtarake ndaj efekteve të një shpërthimi bërthamore.

Postuar: 14/11/2019 - 19:43

Një yll është pikasur së fundmi duke lëvizur me shpejtësi marramendëse përmes universit, pasi u

Postuar: 14/11/2019 - 18:07

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.2 i shkallës rihter është regjistruar pak minuta më parë në

Postuar: 14/11/2019 - 15:37

Organizata militante palestineze me bazë në Gaza, Xhihadi Islamik tha sot se ka ndaluar zjarrin

Postuar: 14/11/2019 - 15:07

Papa Françesku tha se drejtuesit e kompanive të teknologjisë dhe investitorët, duhet të mbajnë

Postuar: 14/11/2019 - 15:05

Britania mund të humbasë influencën e saj në arenën ndërkombëtare nëse realizohet Brexit.

Postuar: 14/11/2019 - 14:50

Një aksident i rëndë automobilistik nga i cili ka gjetur vdekjen një shofer kamioni 53-vjeçar h