BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Bota

Nuk do ta besoni! Ky shtet merr vendimin e fortë, bllokon kartat SIM të telefonit atyre që refuzojnë të vaksinohen

Nuk do ta besoni! Ky shtet merr vendimin e fortë, bllokon kartat SIM

Qeveria rajonale pakistaneze e Punjab ka nisur masa imponuese për të shtuar pjesëmarrjen në programin e saj të vaksinimit ndaj Covid-19 duke prezantuar planet për çaktivizimin e kartave SIM të atyre që refuzojnë vaksinën.

Vendimi ekstrem raportohet se u mor gjatë një takimi të zyrtarëve të lartë civilë e ushtarakë, që drejtohej nga ministrja e shëndetësisë së rajonit Yasmin Rashid.

Rashid tha se masa e re do të realizojë bllokojë kartat SIM të atyre që nuk vaksinohen brenda një periudhe të caktuar kohore.

 “Ne po bëjmë gjithçka për të detyruar njerëzit të vaksinohen … Qeveria nuk mund të lejojë individët e pavaksinuar të rrezikojnë jetën e atyre që janë vaksinuar”, tha ministrja për te përditshmen vendase Express Tribune. Ajo shtoi se do të kërkojë aprovim e masës nga komisioni koordinator i reagimit ndaj Covid-19.

Masa autoritare është gjithashtu një tentativë për të neutralizuar “propagandën negative” mbi vaksinat teksa qeveria pritet të vaksinojë 40 milionë rezidentë deri në nëntor.

Përveç kufizimeve në kartat SIM autoritetet thanë se masat mund të përfshijnë ndalimin e të pavaksinuarve të shkojnë në parqet publike, restorante e qendra tregtare, sipas mediave vendase.

Punjab është provinca më e populluar në Pakistan, me më shumë se gjysmën e popullsisë totale të vendit.

Edhe provinca tjetër pakistaneze Sindh ka njoftuar masa arbitrare si ndalimi i rrogave të punonjësve të administratës që refuzojnë injeksionin.