Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk do ta besoni, por në Turqi shtrenjtimi i qepëve kthehet në çështje politike

Postuar: 18/04/2019 - 07:26

Për një kilogram qepë, disa tregtarë në Turqi kërkojnë 10 lira turke, apo rreth 1,50 euro. Kjo është afërsisht trefishi në krahasim me një vit më parë. Kjo i ka zemëruar turqit, veçanërisht, sepse në fund të fundit, qepët bëjnë pjesë në ushqimet bazë dhe në shumë gjellë të kuzhinës turke.

Në tregun e Kadiköy, një lagje e Stambollit direkt në Bosfor, atmosfera është jo e mirë. “Një gjë të tillë nuk e kam parë kurrë. Patatet, domatet, qepët më parë qenë diçka e zakonshme në tryezën e ngrënies, këtë vit bëjnë pjesë më tepër te produktet e luksit”, ankohet një klient që bën pazarin e përditshëm.

Prej fundit të vitit 2017 lira e humbi shumë vlerën, pjesërisht deri në 30 për qind. Megjithatë, shumë turq i mbetën besnikë Erdoganit dhe qeverisë së tij. Por gradualisht mbështetja e zgjedhësve duket se po humbet.

Sipas Presidentit turk Erdogan, përgjegjës për “terrorin e ushqimeve” janë fuqi të errëta. Spekulantët mbajnë të fshehura qepët, për t’i rritur qëllimisht çmimet. Kritikët thonë se inflacioni në tregun e ushqimeve është i vetëshkaktuar. Ekspertët shohin dobësinë e ekonomisë si faktor vendimtar për rezultatin e keq në zgjedhje.

“Politika ekonomike nuk ishte sa duhet e qëndrueshme dhe e orientuar drejt së ardhmes”, thotë Erdal Yalcin, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ekonomike në shkollën e lartë të Konstancës. Shumë para u investuan në infrastrukturë dhe njëkohësisht për vite të tëra nuk u punua për rritjen e produktivitetit. Veçanërisht sektori agrar e bën të qartë dështimin e kësaj strategjie. Turqia ka kushte perfekte klimaterike për një bujqësi produktive. Megjithatë, frutat dhe perimet duhet të importohen, sepse është investuar shumë pak në sektorin agrar”, thotë Yalcin/DW

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 18:19

Prefekti i qytezës gjermane Grafenwoehr, Edgar Knobloch, tha sot se nuk beson që presidenti i SHBA, Donald Trump do të përmbushë vërtet kërcënimin për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Gjermania.

Postuar: 22/08/2019 - 17:47

Kina ka dislokuar zyrtarisht avionët e saj elitarë J-20 në komandën e “teatrit lindor&rdq

Postuar: 22/08/2019 - 17:26

Në ditën e dytë të konsultimeve për zgjidhjen e krizës politike të shkaktuar nga dorëheqja e kr

Postuar: 22/08/2019 - 16:05

Emmanuel Macron paraljëmroi sot kryemisnitrin britanik Boris Johnson se vendi i tij që e konsid

Postuar: 22/08/2019 - 15:37

Boris Johnson do të takojë presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili insistoi se rihapja e

Postuar: 22/08/2019 - 15:35

Rusia dhe Kina kanë thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB, pas deklara

Postuar: 22/08/2019 - 15:11

Tre ushtarë turq u vranë në një përleshje me militantët kurdë në Turqinë juglindore, afër kufijve