BREAKING NEWS

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë në Mamurras, plagosen rëndë dy efektivë, nisen me urgjencë në spital

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë
x

Bota

“Nuk do të ketë më kufizime”/ SHBA drejt hapjes së madhe, merr vendimin më të fundit për pasaportat e vaksinimit ndaj COVID-19

“Nuk do të ketë më kufizime”/ SHBA drejt hapjes

Nuk do të vendosë një pasaportë shëndetësore për amerikanët për të treguar se ata janë vaksinuar kundër COVID-19, kështu ka deklaruar Shtëpia e Bardhë në vendimin më të fundit që është marrë.

“Qeveria nuk mbështet dhe nuk do të mbështesë një sistem që kërkon që amerikanët të kenë një certifikatë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Nuk do të ketë asnjë bazë të dhënash federale për vaksinimet, as ndonjë detyrim federal që kërkon që të gjithë të marrin një certifikatë vaksinimi”, shtoi ajo në konferencën e saj të përditshme për shtyp.

Disa vende kanë zbatuar ose po planifikojnë të prezantojnë një “pasaportë” shëndetësore që tregon se një individ është vaksinuar kundër COVID-19, në mënyrë që të lehtësojnë rifillimin e tubimeve të mëdha dhe udhëtimeve.

Sidoqoftë, ideja ka ngritur kritika dhe shqetësime të forta në lidhje me diskriminimin e mundshëm dhe mbrojtjen e të dhënave private.

Po ashtu, presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se të gjithë të rriturit amerikanë mbi 18 vjeç e sipër mund të vaksinohen kundër COVID, që nga data 19 prill.

“S’do të ketë më rregulla kufizuese, s’do të ketë më kufizime,” tha presidenti të martën në Shtëpinë e Bardhë duke njoftuar se që nga data 19 prill “çdo 18 vjeçar e sipër përmbush kushtet për t’u vaksinuar”.