BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

“Nuk dua që të kemi luftë”, Lukashenko merr vendimin drastik, mbyll kufirin me dy vendet e NATO-s

“Nuk dua që të kemi luftë”, Lukashenko merr vendimin

Bjellorusia ka mbyllur kufirin Poloninë dhe Lituanin, dhe ka vënë ushtrinë në gjendje të gatishmërisë së lartë.

Presidenti bjellorus Lukashenko akuzon Poloninë dhe Lituaninë si vende që po komplotojnë për të përmbysur pushtetin e tij me anë të protestave të mbështetura financiarisht.

Pjesërisht këto akuza shkojnë edhe në drejtim të Ukrainës, kufiri me të cilën është vetëm pjesërisht i mbyllur.

“Jemi të detyruar të tërheqim trupat nga rrugët, të vejmë ushtrinë në gjendje gatishmërie dhe të mbyllim kufijtë” deklaroi presidenti Lukashenko gjatë një forumi të kushtuar grave.

Lukashenko i bëri apel liderëve të këtyre vendeve të mos ndërhyjnë në politikën e brendshme të vendit të tij, duke përmendur edhe fjalën “luftë”, ndoshta për të herë të parë në mënyrë kaq direkte.

"Nuk dua që të kemi luftë. Nuk dua as që Polonia, Lituania dhe Ukraina të jenë teatër lufte. I bej apel popujve të këtyre vendeve të ndalin liderët e tyre të çmendur,  dhe mos të lejnë që lufta të shpërthejë”, deklaroi Lukashenko.