BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Bota

Nuk durojnë më, shpërthejnë spanjollët, plasin protestat kundër masave Covid të qeverisë

Nuk durojnë më, shpërthejnë spanjollët, plasin

Mijëra persona protestuan në Spanjë, kundër menaxhimit të koronavirusit nga ana e qeverisë.

Partia e të djathtës ekstreme, Vox u ka bërë thirrje mbështetësve që të dalin me makinat nëpër qytetet më të mëdha spanjolle, në mënyrë që të grumbullohen, por duke mbajtur distancën fizike.

Protestuesit në kryeqytetin Madrid kanë mbajtur flamuj spanjollë nëpër duar, teksa i kanë bërë thirrje kryeministrit socialist, Pedro Sanchez që të japë dorëheqje.

Spanja ka aplikuar disa prej masave më të ashpra në Europë, për luftimin e koronavirusit.

Në javët e fundit ka lehtësuar disa prej tyre, mirëpo Madridi dhe Barcelona kanë vazhduar të jenë në izolim për shkak të numrit të madh të rasteve të prekura me koronavirus.

Mirëpo të dyja këto qytete do të lehtësojnë disa masa nga e hëna, duke mundësuar grumbullimin e jo më shumë se 10 personave.

Prej marrjes së masave të para në fillim të muajit mars, janë mbyllur shumica e bizneseve, që ka çuar në parashikime për tkurrje të ekonomisë në masën 12% këtë vit.

Më të lexuarat