BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Bota

Nuk e shpëton dot as pandemia, kryeministri izraelit do të dalë para gjykatës për akuzën e korrupsionit

Nuk e shpëton dot as pandemia, kryeministri izraelit do të dalë

Kryeministri Benjamin Netanyahu u betua të dielën e kaluar për të pestën herë në karrierën e gjatë politike si kreu i qeverisë izraelite. Këtë të diel ai do të paraqitet në një gjykatë në Jeruzalemit Lindor, për fillimin e një gjykimi të parashikuar gjerësisht me akuzat e mashtrimit, shkeljes së besimit dhe ryshfetit. Netanyahu ka mohuar çdo akuzë kundër tij dhe i konsideroi ato si një gjueti shtrigash.

Gjyqi ishte dashur të fillonte në mes të marsit, por u shty për shkak të krizës koronavirus. Në një vendim të kritikuar gjerësisht, ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Amir Ohana, një aleat i ngushtë i Netanyahu, njoftoi masa urgjente për të ngrirë të gjitha procedurat gjyqësore, përveç rasteve urgjente.

Por tani, ndërsa gjykatat po rifillojnë punën e tyre me disa kufizime të higjienës në vend, një panel prej tre gjyqtarësh do të lexojë akuzat kundër Netanyahu dhe tre të pandehurve të tjerë. Një kërkesë e avokatëve të Netanyahu këtë javë për mospjesëmarrjen e tij të dielën u refuzua nga gjykata.

“Netanyahu mund të zgjedhë nëse do të marrë pjesë në seancat e ardhshme në varësi të fazave të gjykimit”, thanë ekspertët ligjorë.

Më të lexuarat