BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Bota

Nuk gjen qetësi toka/ Tërmeti 5.7 ballë godet një tjetër shtet, mbeten 7 persona të vdekur (Ja ku ishte epiqendra)

Nuk gjen qetësi toka/ Tërmeti 5.7 ballë godet një

Toka nuk po gjen qetësi, një lëkundje tjetër e fortë u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një tërmet me magnitudë 5.7 i shkallës Rihter goditi kufirin e Turqisë me Iranin herët në mëngjes.

Të paktën shtatë njerëz kanë vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën nga lëkundjet e fuqishme të tokës.

Dridhjet nga një tërmet me madhësi 5.7 me qendër në veri-perëndim të Iranit u ndjen gjithashtu në provincën Van të Turqisë.

Disa ndërtesa u dëmtuan dhe shumë njerëz janë bllokuar nën mbeturinat, tha Ministri i Brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u dërguan në rajonin e goditur nga tërmeti.

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë lindore në fillim të këtij viti duke shkaktuar vdekjen e 41 personave dhe duke plagosur 1.600 të tjerë.

Ministri i brendshëm turk Sulejman Soylu njoftoi se 7 persona, 4 të rritur dhe 3 fëmijë, vdiqën në fshatrat e rrethit Bakale të Vanit si pasojë e shembjes së ndërtesave.5 të tjerë mbetën të plagosur.

Nuk gjen qetësi toka/ Tërmeti 5.7 ballë godet një