BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Bota

Nuk ka ‘alarm të kuq’! U raportua se është në gjendje të rëndë shëndetësore, vjen lajmi i mirë nga Berlusconi

Nuk ka ‘alarm të kuq’! U raportua se është në

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi do të dalë nga spitali “San Raffaele”, ndodhet i shtruar që prej datës 11 maj pasi vuan nga pasojat që i ka lënë pandemia e koronavirusit. Gjithçka filloi të hënën në mbrëmje, Berlusconi ishte në gjendje të rëndë, duke bërë që mjekët ta shtronin në spital.

Tri ditë pas shtrimit në spital, filluan thashethemet në lidhje me përkeqësimin e gjendjes së tij, edhe pse mjekët nuk e mohuan kompleksitetin e situatës së tij, siguruan se nuk kishte “asnjë alarm të kuq” apo komplikacion që mund t’i kërcënonte jetën.

“Berlusconi ka pasur disa probleme, por mendoj se për disa orë ai do të jetë në gjendje të dalë nga San Raffaele. Berlusconi  është një luan dhe do të fitojë luftën ndaj COVID. Ai kishte disa probleme, s’ka nevojë ta fsheh, por brenda disa ditësh ose javësh do të rikthehet si protagonist i politikës italiane. Unë fola me të natën e kaluar. Ai kishte ethe por asgjë për t’u shqetësuar,”– tha bashkëpunëtori i Berlusconit, Antonio Tajani (Fi).

Presidenti i Forza Italia u kthye në spital në të gdhirë të së martës, 10 ditë pasi u lirua nga spitali ku qëndroi për gati një muaj. Sipas mediave italiane, Berlusconi vuan nga pasojat e koronavirusit, duke i pasur të nevojshme kontrollet. Ai ka shfaqur: dobësi, marrje fryme, dhimbje kyçesh, takikardi, përgjumje dhe vështirësi në të folur.