BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Bota

“Nuk ka kohë më të mirë në historinë e vendit për sovranitetin”, Izraeli nuk tundet nga qëndrimi për Bregun Perëndimor

“Nuk ka kohë më të mirë në historinë e

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se ai ka caktuar një datë në korrik kur Izraeli do të zgjasë sovranitetin e tij në zonat e Bregut Perëndimor.

Netanyahu informoi ligjvënësit e tij të Likud se nuk ka ndërmend ta ndryshojë këtë datë, raportojnë mediat hebraike.

Në takimin e përjavshëm të fraksionit të tij Likud në Knesset, Netanyahu tha se kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë në historinë e vendit për të aplikuar sovranitetin, i cili është në varësi të aneksimit, në këto zona.

“Ne kemi një mundësi që nuk ekziston që nga viti 1948 për të zbatuar sovranitetin në një mënyrë të mençur dhe si një hap diplomatik në Judea dhe Samaria, dhe ne nuk do të lejojmë që kjo mundësi të na ikë", -tha Netanyahu, duke iu referuar vitit kur i institucionalizua shteti i Izraelit dhe duke përdorur emrat biblike për territorin e Bregut Perëndimor.