BREAKING NEWS

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP për analizat e COVID-19, privati nuk mund të kryejë teste

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP
x

Bota

“Nuk ka nevojë për panik”, OBSH lëshon thirrjen e fuqishme dhe merr rastin e Italisë: Të frenohen lajmet e rreme!

“Nuk ka nevojë për panik”, OBSH lëshon thirrjen e

OBSH ka promovuar Italinë dhe është shprehur se "Autoritetet po zbatojnë masa në përputhje me strategjinë globale për infeksionin e koronavirusit. Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për të frenuar panikun dhe lajmet e rreme.

"Nuk ka nevojë për panik. Autoritetet italiane po zbatojnë masa që janë në përputhje me strategjinë globale të kontrollit. Për ta bërë këtë, qeveria duhej të merrte masa të vendosura, të forta dhe të sakta,"-tha Hans Kluge, drejtori i OBSH për Europën.

Edhe Komisionerja e Shëndetësisë e BE, Stella Kyriakides, nuk i ka kursyer vlerësimet teksa falenderoi Ministrin e Shëndetësisë, Mbrojtjen Civile dhe gjithë operatorët për masat e vendosura shumë shpejt, për të zvogëluar kërcënimin e virusit".

Fjalë vlerësuese shprehu ajo edhe për kryeministrin Conte i cili sot në Napoli do të diskutojë temën e koronavirusit edhe me Presidentin Francez Emmanuel Macron.

Diskriminimi i italianëve në Europë dhe kufizimet e tyre jashtë vendit "nuk janë situata të pranueshme", - tha Conte.

Në të njëjtën linjë është edhe Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio. Ai tha se "Të gjithë pacientët e spitali Spallanzani në Romë janë shëruar, se e vërteta është e rëndësishme e duhet thënë dhe se Italia është një vend i besueshëm". Objektivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme - tha Di Maio, është të luftojmë lajmet e rreme "që mund të ndikojnë në vendimet e autoriteteve shëndetësore të partnerëve tanë në lidhje me programet e udhëtimit dhe punës së qytetarëve të tyre.

Italia ndërkohë po përpiqet të ngrejë kokënme risi në frontin e betejës. Ëalter Ricciardi, i emërua nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza "këshilltar për koordinim me institucionet shëndetësore ndërkombëtare tha se testi i tamponit do të kryet vetëm te personat me simptoma të qarta, që kanë patur kontakte me të infektuarit dhe që vijnë nga zonat e rrezikut pasi testet në masë kanë rezultuar në 95% të rasteve negative për të mos përmendur rastet pozitive false, duke shtuar se menaxhimi i fragmentuar, mbi baza rajonale, i sistemit shëndetësor mund të ketë efekte vdekjeprurëse.

Franco Locatelli, drejtori i institutit të shëndetësisë në Itali shpjegoi se numri i madh i testeve të kryera shërbeu deri tani për të kuptuar se si qarkullon virusi dhe se janë kryer deri tani 10,000 teste përkundrejt 1000 në Gjermani dhe 500 në Francë.

Infeksionet në itali kanë shkuar në 456, 131 më shumë se një ditë më parë, rritja më e lartë e regjistruar deri më tani. Rajonet e përfshira në emergjencën e virusit kinez deri tani janë dymbëdhjetë: Lombardia (me 305 raste), Veneto (71), Emilia Romagna (47), Liguria (16), Piemonte, Lazio, Marche dhe Sicilia (3), Toscana (2), Alto Adige, Campania dhe Puglia (1) kurse numri i viktimave është stopuar në 12 të gjithë të moshës së tretë dhe me probleme të mëparshme shëndetësore.