BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Bota

“Nuk lejojmë që ta djegin si qen”, familjarët e pensionistit që vdiq nga COVID-19 tentojnë të hyjnë me forcë në morg për të rrëmbyer kufomën e të afërmit të tyre (FOTO)

“Nuk lejojmë që ta djegin si qen”, familjarët e

Rregullat e marra në kuadër të luftës së COVID-19 kanë irrituar familjen e një pensionisti që ndërroi jetë nga virusi.

Ata kanë hyrë me forcë në morgun e spitalit për të rrëmbyer kufomën që do të digjej në krematorium për të respektuar protokollin kundër Covid.

Ngjarja ka ndodhur në Tartagal të Argjentinës. Në video shihen rreth 20 njerëz që po dalin nga morgu duke mbajtur trupin e të moshuarit me barrelë. Ata e vendosin kufomën në një kamionçinë për ta dërguar në shtëpi që ta varrosin siç duhet.

Tashmë, familja e Ramon Juarez do të ndiqet penalisht. Vajza e viktimës tha se i ati kishte vdekur nga ataku në zemër dhe jo nga koronavirusi: “Për spitalin gjithçka është Covid. Nëse babai im do të ishte infektuar, edhe ne të familjes do të ishim infektuar, por asnjëri nga ne nuk është pozitiv. Na thanë që nuk do ta merrnim trupin pasi kishte Covid. Donin që të më linin vetëm 5 minuta me të dhe pastaj ta digjnin si qen. Prandaj vendosëm që ta merrnim dhe ta varrosnim siç duhet”.

“Nuk lejojmë që ta djegin si qen”, familjarët e

“Nuk lejojmë që ta djegin si qen”, familjarët e

Më të lexuarat