Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga drejtuesit në qarqe lista me emrat e drejtorëve dështakë, ikin 20 emrat e parë në Tiranë

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga
x

Bota

‘Nuk mund të besoj se mbijetova’, shtetasja turke e plagosur në Bejrut rrëfen shpërthimin tragjik: U drejtova tek dritarja e shtëpisë së ish kryeministrit, por pashë që ...

‘Nuk mund të besoj se mbijetova’, shtetasja turke e plagosur

Shtetasja turke Nur Co?kun e cila shpëtoi duke u plagosur nga shpërthimet që ndodhën më 4 gusht në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, tha se nuk mund të besojë se ka mbijetuar për shkak të ashpërsisë së shpërthimit.

Co?kun e cila përveç shtetësisë së Libanit ka edhe të Turqisë, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) shpjegoi përjetimet e saj në momentin e shpërthimit të ndodhur në Portin e Bejrutit.

Ajo ende nuk e ka tejkaluar tronditjen e asaj që ka përjetuar. “Pasi e fala namazin e iqindisë, derisa isha në shtëpinë time ndjeva se shtëpia u lëkund fuqishëm. Kur shikova përreth, pash se isha gjakosur gjithkundi. Nuk isha e vetëdijshme se jam plagosur”, tha ajo.

Co?kun duke treguar se shtëpia e ish-kryeministrit Saad Hariri është shumë afër shtëpisë saj tha se “Menjëherë u drejtova tek dritarja e shtëpisë për të shikuar se çka ka ndodhur. U shqetësova se është shënjestruar shtëpia e Haririt por kur shikova me vëmendje e pashë se tymi ngrihet nga Porti i Bejrutit”.

“Falë Zotit jetoj. Ende nuk mund të besoj se mbijetova”, tha më tej ajo.

Të martën, Bejruti dhe rrethina e tij u tronditën nga një shpërthim masiv, që la të vdekur të paktën 135 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë të plagosur.

Më të lexuarat