BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Bota

Nuk shpëtojnë me kaq, një ndër rajonet europiane më të prekura nga pandemia përgatitet për valën e dytë

Nuk shpëtojnë me kaq, një ndër rajonet europiane më

Madridi, rajoni administrativ që përfshin kryeqytetin spanjoll, që konsiderohet epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Spanjë dhe, megjithëse ka hyrë në të hënën 'fazën 1' të planit të rihapjes të urdhëruar nga qeveria qendrore, gjithashtu po përgatitet për një valë e re e mundshme e epidemisë.

Këtë e konfirmoi Isabel Díaz Ayuso, që drejton qeverinë rajonale. "Ne po përfundojmë vendndodhjen dhe ndërtimin e një spitali të ri urgjent për të zëvendësuar spitalin “Ifema”, tha ajo, raporton “El Pais”.

“Tashmë kemi 1200 tonë materiale dhe kontingjent me maska për 45 ditë, në rast të një valë të re”, -tha Ayuso.

Që nga 15 marsi, kur dhe shpërthyen rastet e para, mijëra njerëz kanë vdekur në Madrid prej koronavirusit, ose prej simptomave të ngjashme.