BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Bota

Nuk të shëron nëse e pi! Viktima e ikje shikimi, tragjedia e shkaktuar nga konsumimi i dezinfektuesve për duar

Nuk të shëron nëse e pi! Viktima e ikje shikimi, tragjedia e

Tre persona kanë humbur jetën, tre të tjerë janë në gjendje kritike dhe një person është përgjithmonë i verbër, në New Mexico, pasi kanë konsumuar dezinfektues për duart që përmbante metanol.

Departamenti i Shëndetësisë tha se rastet u raportuan në Qendrën e Kontrollit të Helmimeve në New Mexico. Të gjitha rastet kanë ndodhur brenda një muaji.

Zyrtarët nuk zbuluan ndonjë detaj shtesë në lidhje me viktimat, ku ndodhën incidentet ose nëse ato kishin lidhje me ndonjë farë mënyre.

Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi se rastet kishin të bënin me alkoolizmin. "Të shtatë personat besohet se në gjendje të dehur kanë konsumuar dezinfektuesit që përmbajnë metanol," thuhet në deklaratë.

Njoftimi erdhi një javë pasi Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve paralajmëroi konsumatorët mos të përdorin nëntë dezinfektues për duart të bëra nga një kompani meksikane për shkak të niveleve të metanolit.