BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Bota

Nxehen gjakrat! "Miliona do të vdesin"/ Televizion Shtetëror rus lëshon paralajmërimin e frikshëm: “Armagedon-i” mund të jetë afër! Raketat bërthamore do godasin Londrën dhe New York-un nëse preket...

Nxehen gjakrat! "Miliona do të vdesin"/ Televizion Shtetëror

Udhëheqësit ukrainas akuzuan Rusinë për “granatimin e qëllimshëm” të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cila është dhe termocentrali më i madh në Evropë.Rusia mohon akuzat dhe pretendon se është Ukraina ajo që rrezikon katastrofën bërthamore duke bombarduar centralin.

Ekziston frika se forcat e Putinit do të fajësojnë Ukrainën për një fatkeqësi në termocentral dhe do ta përdorin atë si një pretekst për të thelluar konfliktin.

Kanali më i madh televiziv i presidentit rus Vladimir Putin, i kontrolluar nga shteti, i ka dhënë kohë televizive transmetimit të udhëheqësit të lëvizjes ukrainase pro-Kremlinit Parus, Yury Kot, i cili pretendoi se Kievi dhe Perëndimi po rrezikojnë sigurinë bërthamore.

Ai i kërkoi Putinit që të jetë gati të lëshojë raketa bërthamore në Londër dhe Uashington.

“Ne të gjithë e kuptojmë shumë mirë se Ukraina dhe Perëndimi po sajojnë një realitet imagjinar mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia,” tha ai në Channel One.

“Duhet t’i tregojmë Ukrainës dhe vendeve mbështetëse të saj – Britanisë dhe Amerikës në radhë të parë… dhe ta bëjmë të qartë.

Nëse centrali bërthamor i Zaporizhzhia dëmtohet dhe ndodh një fatkeqësi, dy raketa do të godasin menjëherë qendrat tuaja vendimmarrëse”, shtoi ai.

Kanali televiziv shtetëror i Putinit paralajmëroi se “Armagedoni” mund të jetë afër.

“Bombat bërthamore njëra në Uashington, tjetra në Londër –  dhe kaq nuk do të ketë më fjalë.”

Por ai u godit nga një tjetër ekspert i televizionit, Aleksey Mukhin, kreu i Qendrës për Informacionin Politik, i cili tha: “Kjo do të nxiste protokollin e shkatërrimit të ndërsjellë, kështu që sinqerisht do të përmbahesha me deklarata të tilla”.

Putini është mburrur se raketat e tij të reja bërthamore Sarmat [Satan-2] dhe Tsirkon janë “të pandalshme” nga mbrojtja perëndimore.

Ndërkohë, në kanalin Rossiya 1, propagandisti i Putinit, Igor Korotchenko – një kolonel rezervë dhe kryeredaktor i revistës së Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë – paralajmëroi për një dimër të stilit bërthamor.

“Miliona do të vdesin,” tha ai.

“Kështu që kjo botë është e dënuar,” pohoi ai.

“Miliona evropianë…janë të tmerruar nga ardhja e dimrit.

“Do të jetë si një dimër bërthamor, një apokalips para syve tanë. Fikja e energjisë, mungesa e gazit, grabitësit në rrugë, sherret me policinë dhe përpjekjet e njerëzve të dëshpëruar për të mbijetuar do të jenë imazhi i këtij dimri që po vjen. Nuk do të ketë ushqim, energji elektrike dhe gaz”, tha ai.