BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Bota

Nxirrnin informacione dhe i dërgonin në Kinë, kapen mat dy ish-agjentët e Shërbimit Sekret të Francës

Nxirrnin informacione dhe i dërgonin në Kinë, kapen mat dy

Dy ish-agjentë Shërbimit Sekret të Francës, DGSE, janë dënuar ditën e djeshme pasi janë shpallur fajtorë se kishin spiunuar për Kinën.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për  Pierre-Marie H. dhe Henri M. të cilët u paraqitën në një gjykatë speciale të akuzuar për “dërgimin e informacionit një fuqie të huaj” dhe për “dëmtimin e interesave themelorë të kombit”. Seanca gjyqësore u zhvillua me të burgosurit pas dyerve të mbyllura ku janë dënuar përkatësisht  8 dhe 12 vjet burg.

Ndërkohë një person i një person i tretë, I identifikuar si Laurence H. ,që ishte bashkëshortja e njërit prej ish-agjentëve, Pierre-Marie H, mori një dënim katërvjeçar, I akuzuar  për “fshehje të pasurisë së marrë nga inteligjenca me një fuqi të huaj që ka të ngjarë të dëmtojë interesat themelore të kombit”.

Nxirrnin informacione dhe i dërgonin në Kinë, kapen mat dy ish-agjentët e Shërbimit Sekret të Francës.

Më të lexuarat