Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Obama-Putinit: Largoji trupat nga kufiri me Ukrainën

Obama-Putinit:  Largoji trupat nga kufiri  me Ukrainën

Postuar: 15/04/2014 - 13:26

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama është tejet i shqetësuar  për mbështetjen e Rusisë për pro-separatistët në Ukrainë. Këtë shqetësim Obama e ka shprehur gjatë një bisede telefonike që kishte me presidentin rus, Vladimir Putin, njofton Shtëpia e Bardhë.
 
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama po ashtu ka thënë se Moska do të përballet me kosto të tjera nëse aksionet e saj në Ukrainë vazhdojnë.   Ai i ka bërë thirrje Putinit që të shfrytëzojë ndikimin e tij te grupet e armatosura pro-ruse dhe t'i bindë ato që të lënë ndërtesat që kanë uzurpuar në lindje të Ukrainës. 
 
Presidenti amerikan i ka thënë homologut rus se Moska duhet t'i tërheqë trupat e saj nga kufiri me Ukrainën për të reduktuar tensionet. 
 
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, në një takim me gazetarët në Uashington, ka përçuar po ashtu thirrjen e presidentit Obama. 
 
"Rusia vazhdon të angazhohet në veprime provokuese në lindje të Ukrainës. Prania e trupave ruse në kufi me Ukrainën, pos të tjerave që ka bërë brenda Ukrainës, krijon kërcënim për stabilitetin në Ukrainë", ka thënë Carney. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 11:42

Fotoja shokuese e një babai me të bijën 2 vjeçare që u mbytën në Rio Grande ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin mes Meksikës së SHBA, duke shmangur muret, ka tronditur opinionin publik në SHBA.

Postuar: 26/06/2019 - 09:07

Deklaratave të presidentit iranian Hassan Rouhani, i cili komentoi sanksionet e fundit të imponua

Postuar: 26/06/2019 - 07:26

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshkallëzuar dje kërcënimet e përdorimit të forcës kundër I

Postuar: 25/06/2019 - 19:58

SHBA, Izraeli dhe Rusia kanë arritur marrëveshje rreth shumicës së çështjeve sa i përket zgjidh

Postuar: 25/06/2019 - 19:48

Të premten e ardhshme Këshilli Federal do të trajtojë paketën e migracionit.

Postuar: 25/06/2019 - 19:34

Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez tha sot se autoritetet e vendit shprehin mbështejen

Postuar: 25/06/2019 - 18:52

Parashikuesit e motit bënë shaka teksa thanë se “ferri po vjen” në Europë, duke qen