Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën
Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...
Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
OBSH del me paralajmërimin e frikshëm: Ja çfarë po ndodh
Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Qershor 2021
Afrika është duke u përballur plotësisht me valën e tretë të pandemisë dhe ka nevojë për më shumë vaksinime, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Numri total i të infektuarve ka kaluar pesë milionë dhe të paktën shtatë shtete afrikane tani nuk kanë vaksina. Zyrtarë të OBSH-së kanë thënë se janë të shqetësuar për rajonin e Afrikës, ndonëse vetëm pesë për qind e infektimeve të reja dhe 2 për qind e vdekjeve regjistrohen nga atje në nivel global.
Numri i rasteve të reja në Namibi, Sierra Leone, Liberi dhe Ruandë, është dyfishuar në javën e kaluar, ka thënë udhëheqësi i programit për emergjenca në OBSH, Mike Ryan, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
“Është trajektore shumë, shumë shqetësuese”, u ka thënë ai gazetarëve nga Gjeneva. “Realiteti brutal është se kjo zonë ka shumë variante, shkallë të lartë të përhapjes dhe kemi shumë persona në Afrikë që janë të pambrojtur në mungesë vaksinash”. Afrika Jugore, Maroku, Tunizia, Etiopia dhe Egjipti, kanë regjistruar numrin më të madh të rasteve të infektimit në këtë kontinent. Uganda dhe Namibia po përballen me valë vdekjeprurëse, pasi dhjetëra viktima regjistrohen brenda ditës.
Aktualisht variant Delta i koronavirusit është identifikuar në 14 shtete afrikane, ndërsa variant Beta, i identifikuar fillimisht në Afrikën Jugore, në 25 shtete. OBSH-ja ka thënë se nuk ka afat kohor të saktë se kur do të jenë të qasshme më shumë vaksina, por ka nevojë urgjente për to.