BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Bota

OBSH-ja ndryshon mendim për antimalarikun, studiuesit rishikojnë studimin mbi medikamentin që ngriti shumë polemika

OBSH-ja ndryshon mendim për antimalarikun, studiuesit rishikojnë

Autorët e studimit të rëndësishëm, që afirmon se hidrosiklorikina rrit rreziqet për vdekje te pacientët me koronavirus të trajtuar me antimalarikun, kanë rishikuar kërkimet e tyre.

Rishikimi u publikua në “Lancet” dhe vjen vetëm dy ditë pas revista mjekësore publikoi shqetësimin mbi medikamentin.

Së bashku me botimin, më shumë se 120 shkencëtarë të shquar ngritën pyetje në lidhje me të dhënat e përdorura në studim, të ardhura nga një bazë e të dhënave e drejtuar nga një kompani private, “Surgisphere”.

Mbi këtë studim, testimet ndërkombëtare të medikamentit u ndërprenë, megjithëse disa në SHBA vazhduan. Vetë presidenti Donald Trump deklaroi se e merrte ilaçin që ai e quajti një 'pikë kthese' me shpresën se do të parandalonte infeksionin.